Samiti i Sarajevës mbyllet pa afate për heqjen e vizave me Shqipërinë
Mbylljet Samiti për Ballkanin Perëndimor. S’ka data për anëtarësime të reja. Diplomatët thonë se takimi thjesht pohoi perspektivën europiane të rajonit
Samiti i Sarajevës është mbyllur duke mbetur sërish në gjuhën e angazhimeve të Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor, por nuk ka dhënë një datë fikse për heqjen e vizave për shqiptarët në zonën “Shengen”. I shpallur si një nga takimet më të rëndësishme për të ardhmen e rajonit, edhe ky samit, sipas diplomatëve, “thjesht ka konfirmuar perspektivën europiane të shteteve të rajonit”. Takimi i Sarajevës, vendi simbol për problematikat që ka rajoni, mblodhi jo vetëm krerët më të lartë të BE-së, por edhe përfaqësues nga Uashingtoni, Moska dhe Turqia. Ai është organizuar nga Presidenca spanjolle e Bashkimit Europian. E veçanta e këtij samiti ishte pjesëmarrja si shtet më vete e Kosovës, e cila u përfaqësua nga ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni.
Deklarata
Në Sarajevë përfundoi takimi i nivelit të lartë mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, me angazhimin e të dyja palëve se e ardhmja e rajonit mbetet në BE. Për herë të parë Kosova u ul në tryezën e bisedimeve si pjesëmarrëse e barabartë me Serbinë dhe vendet e tjera europiane dhe ballkanike. Megjithëse organizuesit e cilësuan konferencën si një prej takimeve më të mëdha të këtij lloji që bashkoi BE-në dhe ministra të vendeve të Ballkanit, shumë diplomatë thanë se nuk ka ndonjë substancë në të. Vendi i takimit ishte simbolik po të mbahet parasysh se pikërisht në Bosnjë, 15 vjet më parë, përfundoi konflikti më i ashpër që ka njohur Europa që nga Lufta e Dytë Botërore.
Dhe problemet ende të pazgjidhura të Konfederatës ishin një nga pikat më delikate të stabilitetit jo vetëm të rajonit. Për këtë arsye janë shtuar zërat për caktimin së shpejti të një të dërguari të posaçëm të Bashkimit Europian për Ballkanin.
Kurse Kosova ka ende rrugë për të bërë drejt integrimeve europiane, ndonëse konsiderohet si një hap pozitiv ftesa dhe pjesëmarrja ne tryezën e bisedimeve përkrah vendeve të rajonit.
Vizat
Shqipëria dhe Bosnja shkuan në takimin e Sarajevës pak ditë pas propozimit të Komisionit Europian për heqjen e vizave të udhëtimit për qytetarët e tyre në hapësirën “Shengen”. Në deklaratën përfundimtare është përshëndetur synimi i BE-së për të zgjeruar procesin e liberalizimit të regjimit të vizave për të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor, kur për një gjë të tillë të jenë përmbushur kushtet. Të njëjtën gjë e konfirmoi edhe komisioneri për Zgjerimin, Shtefan Fyle, gjatë konferencës përmbyllëse të takimit. Ai sqaroi se përsa i takon liberalizimit të vizave me Shqipërinë, Udhërrëfyesi ishte i qartë, rregullat e lojës nuk kanë ndryshuar dhe nuk janë shtuar kritere shtesë. I pyetur nëse kriza politike do të ndikojë në këtë proces, Fyle theksoi se liderët politikë në Shqipëri duhet të jenë të angazhuar për të gjetur një zgjidhje përpara se Parlamenti Europian dhe Këshilli Europian të marrin në konsideratë vlerësimin për Shqipërinë.
Ndërkohë, kryediplomati spanjoll, Moratinos, theksoi se kur Komisioni Europian hap dritën jeshile për një procedurë, nuk ka ndodhur kurrë që PE-ja dhe Këshilli Europian të dalin kundër. Edhe reporterja e Parlamentit Europian, Tanja Fajon, tha se vlerësimi për heqjen e vizave do të jetë tërësisht teknik, por vendimi që do të merret nga Parlamenti Europian do të jetë tërësisht politik. “Duhet të tregohemi realistë; është gjithashtu vendim politik e situata aktuale në Shqipëri nuk ndihmon, pasi vendet anëtare nuk do të donin që një vend të përparojë shpejt në integrimin europian e në procesin e liberalizimit të vizave nëse Shqipëria nuk është politikisht vend i qëndrueshëm”, - deklaroi Fajon. “Unë nxis të gjitha partitë e përfshira për një zgjidhje, sepse kështu do të ishte më e lehtë për të gjithë ne kur bëhet fjalë për liberalizimin e vizave”, - u shpreh eurodeputetja. Sipas saj, “kjo, natyrisht që mund të sjellë komplikime edhe brenda Parlamentit Europian, sepse ka vende anëtare që mund të kenë rezerva e po kështu dhe anëtarë të Parlamentit, çfarë sigurisht mund të vonojë procesin”.
Edhe shefi i Diplomacisë italiane, Franko Fratini, bëri të ditur dje në Sarajevë se një vëmendje e posaçme do t'i kushtohet edhe mundësinë së liberalizimit të vizave për të gjithë qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Mbyllja
Në këtë takim kanë marrë pjesë 48 delegacione, ministra të Punëve të Jashtme dhe zyrtarë të lartë të BE-së, të vendeve të Ballkanit Perëndimor, të SHBA-ve, Rusisë, Turqisë dhe organizatave ndërkombëtare. Samiti në Sarajevë përfundoi me nënshkrimin e një deklarate ku kërkohet nga vendet e rajonit që të forcojnë shtetin ligjor, të luftojnë krimin dhe korrupsionin, të rrisin bashkëpunimin rajonal. “Dokumenti në fjalë kërkon nga vendet e rajonit më shumë përpjekje në realizimin e reformave dhe në plotësimin e standardeve. Synimi ynë i përbashkët është anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE. Për këtë vendet e rajonit duhet të intensifikojnë reformat dhe përpjekjet për të plotësuar kriteret, pasi kanë ende shumë sfida përpara”, - thotë deklarata përmbyllëse.
Takimi i Sarajevës është mbajtur nën masat e mëdha të sigurisë në ndërtesën e Kuvendit të Bosnjës dhe pa praninë e gazetarëve.
DEKLARATAT
Ministri i Jashtëm i Spanjës, Moratinos:
“Zotimi i parë i BE-së ka të bëjë me angazhimin dhe punën për të avancuar procesin negociator të perspektivës europiane për vendet e Ballkanit Perëndimor”.
Komisioneri për Zgjerimin, Fyle:
“Kjo konferencë ka dëshmuar se nuk ka vend për rraskapitje ose apati mes vendeve të Bashkimit Europian në procesin e përfshirjes së Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane”.
Shefja për Politikën e Jashtme, Eshton:
“Është shumë me rëndësi që BE-ja të ketë një përfaqësi të fuqishme në këtë rajon, siç është përfaqësuesi i lartë në Bosnjë-Hercegovinë:.
OSBE: BE-ja dhe Ballkani të përdorin mjetet tona
Vendet e Ballkanit Perëndimor mund të përfitojnë duke përdorur gjithnjë e më shumë mundësitë që ofron OSBE-ja. Këtë deklaratë e bëri dje drejtori i Qendrës së kësaj organizate për Shmangien e Konflikteve, Herbert Salber. “Unë i ftoj vendet e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor që të përdorin mjetet e OSBE-së për të arritur më shumë stabilitet rreth bazave të bashkëpunimit të sigurisë”, - tha zoti Salber në Samitin e Sarajevës.
Deklarata
Meta: “Sarajeva mbështeti heqjen e vizave”
Shefi i Diplomacisë shqiptare, zoti Ilir Meta, tha se Samiti i Sarajevës përfundoi duke mbështetur procesin e heqjes së vizave për Shqipërinë. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ministri i Jashtëm përshëndeti deklaratën përfundimtare të takimit, ku është përfshirë edhe çështja e liberalizimit të vizave të vendit tonë dhe Bosnjës me zonën “Shengen”. Sipas zotit Meta, ky është rezultat konkret. Ndërsa në lidhje me anëtarësimin e vendit tonë në BE, ai tha se tashmë procesi është në një rrugë intensive pas paraqitjes së kërkesës për marrjen e statusit të vendit kandidat. Por, ministri Meta vlerësoi edhe angazhimet që duhet të marrë Shqipëria, si zbutja e klimës politike apo vazhdimi i reformave në Drejtësi, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit etj. Zoti Meta vlerësoi angazhimin e BE-së dhe të komunitetit ndërkombëtar në përgjithësi për angazhimet që kanë marrë për Ballkanin Perëndimor në këto kohë të vështira. Ai e konsideroi sukses pjesëmarrjen e Kosovës si shtet më vete në tryezën e Sarajevës.
Bashkimi Europian propozon të dërguar special për Ballkanin
Vendet e Ballkanit Perëndimor do të kenë një të dërguar special të Bashkimit Europian, i cili do të merret me të gjitha problematikat e rajonit. Ashtu siç u paralajmërua edhe një ditë më parë nga mediat britanike, tashmë Brukseli ka vendosur që të caktojë një diplomat, i cili do të merret me menaxhimin e gjithë problematikës në zonën e Ballkanit Perëndimor.
Për përfaqësuesen e BE-së për Politikë të Jashtme, baroneshën Katerin Eshton, është shumë me rëndësi që BE-ja të ketë një përfaqësi të fuqishme në këtë rajon, siç është përfaqësuesi i lartë në Bosnjë-Hercegovinë. Por ajo nuk saktësoi nëse do të ketë një përfaqësues për të gjitha vendet e rajonit. Me shumë gjasa, ndër emrat e lakuar është ai politikanit britanik, Paddy Ashdown, ish-administrator ndërkombëtar në Bosnjë-Hercegovinë. Politikani liberal-demokrat britanik, njohësi i mirë i situatës në rajon, shihet si më favoriti për të qenë emisari i Brukselit për Ballkanin. Por, gjithsesi, caktimi i një të dërguari special është ende një propozim, pasi nuk është diskutuar apo miratuar në parim nga vendet anëtare të Bashkimit Europian.
Deri tani, Bosnjë-Hercegovina dhe Kosova kanë pasur emisarë të posaçëm të institucioneve ndërkombëtare. Por, duke parë realitetin e brishtë politik në rajon, Brukseli rikthen sërish idenë që të centralizojë problematikat që ka Ballkani Perëndimor në një dorë të vetme, në mënyrë që të zgjidhë problemet e mbetura në rajon, të cilat po vështirësojnë rrugën e integrimit në strukturat euroatlantike.
3 Qershor 2010