E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sanchez: Turp që iku Guardiola

BARCELONË- Sulmuesi i Barcelonës, Alexis Sanchez ka hequr “petkun” e diplomatit në deklaratat e tij dhe ka komentuar pa doreza, largimin e trajnerit, Pep Guardiola nga Barcelona.

Ai mendon se ishte turp që u lejua ikja e trajnerit, pavarësisht se me Tito Vilanovën nuk ka shumë ndryshime.

“Largimi i Pep ishte një turp. Nuk duhet ta kishin lejuar që të ikte, pasi puna me skuadrën ishte e ngritur dhe ai thjesht duhet ta mirëmbante. Guardiola është një trajner i jashtëzakonshëm. Sigurisht që do të dëshiroja të punoja më shumë se një vit me të. Gjithsesi, Vilanova është i ngjashëm. Kanë të njëjtën filozofi loje dhe mënyrë të punuari. Kjo ka ndihmuar që skuadra të mos e humbasë ekuilibrin, por të jetë po aq e fortë sa më parë”, tha Sanchez.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›