E Diel, 1 Nëntor 2026

Edhe tri vite të tjera, bregdeti pa mjete të shpejta lundrimiNga TemaKëshilli i Ministrave vendosi dje që të shtyjë dhe për tri vjet moratoriumin për ndalimin e mjeteve motorike lundruese. Kryeministri Berisha u shpreh se qeveria e merr këtë vendim p

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Edhe tri vite të tjera, bregdeti pa mjete të shpejta lundrimiNga Tema

Këshilli i Ministrave vendosi dje që të shtyjë dhe për tri vjet moratoriumin për ndalimin e mjeteve motorike lundruese. Kryeministri Berisha u shpreh se qeveria e merr këtë vendim për të zgjatur afatin në kuadrin e luftës kundër trafiqeve dhe mafies. Berisha tha se këto mjete nuk kanë lidhje me turizmin, por vetëm me mafien.

“Këto mjete të vogla dhe të shpejta lundrimi nuk kanë asgjë të përbashkët me turizmin, por janë tërësisht industri e mafies dhe trafiqeve, ndaj dhe si një dëshmi e vullnetit të hekurt të kësaj mazhorance, për t’i dhënë përgjigjen më të mirë, për të parandaluar krimin dhe mafien, ne zgjasim edhe tri vjet të tjera dhe vazhdimisht, derisa të jemi në pushtet, këtë moratorium”, - tha Berisha.

Kryeministri tha se zbatimi i moratoriumit ka pasur efekte pozitive. “Ndërkohë që para moratoriumit, vetëm të regjistruar janë 420 burra, gra, fëmijë, të cilët kanë humbur jetën në thellësitë e ujërave të ftohta të Jonit apo të Adriatikut”, - tha Berisha.

Kryeministri tha se tani që hiqen vizat, me skafe do bëhen vetëm trafiqe kriminale. “Heqja e vizave është përgjigjja më e shkëlqyer e dëshirave, nevojave, problemeve të qytetarëve shqiptarë për të lëvizur në hapësirat e BE. Kështu që sërish famëzezat skafe mbetën vetëm për trafiqe kriminale, ndaj dhe ujërat tona do të jenë të pastra prej tyre. Mendoj se është një masë adekuate, shumë e përshtatshme në betejën e shpallur në luftën me zero tolerancë ndaj mafies”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›