E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhastin Timbërleik, një mbrëmje prej Don zhuani për këngëtarin



Xhastin Timberleik dhe Xhesika Biel nuk janë ndarë dhe këtë e kanë konfirmuar të dy edhe pse këngëtari ka treguar me sjelljen e tij se ndoshta nuk është më i dashuruar me aktoren. Xhastin është parë të flirtojë me disa femra gjatë një feste në Nju Jork për promovimin e albumit të ri të Timberland. “Vajzat qëndronin rreth tij dhe po i jepnin numrin e telefonit. Nuk dukej aspak si një i fejuar pasi ai qëndroi shumë duke biseduar në intimitet me një modele bionde”, thote një dëshmitar. Më pas, ai është larguar nga lokali bashkë me aktorin Treis Ayala, regjisorin Bret Ratner dhe disa vajza. “Në orën 1:30 u largua dhe bashkë me dy shokët e disa femra shkuan në Boom Boom Room", shkruan New York Post. Zërat për një ndarje të mundshme mes dy yjeve të botës së artit në SHBA, me sa duket nuk janë dhe aq të pabaza.

Megan Foks bën fjalë me të dashurin

Megan Fox dhe i dashuri i saj i një jete Brian Austin Grin raportohet se kanë bërë fjalë për vendin ku do t’i kalojnë krishtlindjet. Aktorja e filmit “Transformers”, e cila ka një lidhje sentimentale me Brian Austin Grinn që nga viti 2003, me ndarje të herë pas hershme, sërish është përplasur me aktorin.
“Në fakt, Megan dëshiron që gjithçka të shkojë sipas planit të saj, me Brian që do ta shoqëronte atë dhe miqtë e saj dhe familjen gjatë festave, por Brian nuk dëshiron. Ai është besnik ndaj familjes së tij dhe ata duhej të bënin njërën prej këtyre zgjidhjeve. E gjitha përfundoi me fjalosje, që do të thotë se ata mbase nuk do të qëndrojnë së bashku gjatë Krishtlindjeve”,- ka thënë burimi.

14 Dhjetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›