Sandri “shef” për sekuestrimin e tokaveNga Antena brenda familjes Më në fund doktori e bëri atë që Sandri ia kishte kërkuar prej kohësh. Kishte kaq kohë që Sandri shikonte toka pa punuar dhe mërzitej shumë, kur i thoshin që kanë pronarë. Kështu i nd
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Sandri “shef” për sekuestrimin e tokaveNga Antena brenda familjesMë në fund doktori e bëri atë që Sandri ia kishte kërkuar prej kohësh. Kishte kaq kohë që Sandri shikonte toka pa punuar dhe mërzitej shumë, kur i thoshin që kanë pronarë. Kështu i ndodhte gjithandej nga i vinte syrin ndonjë vendi për ta marrë. Shkonte në Dajt, pyeste e kujt është kjo toka. “E filanit”, - i thoshin. Pa pyete mos ka ndonjë hall, t’ia marrim, thotë gjithmonë, kur shikon toka të tilla. Kështu i ndodhi dhe me Kinostudion. Në fillim i vuri syrin një copë toke, pastaj, pasi vuri Pangon ministër, iu turr gjithë Kinostudios dhe po të mos kish qenë pronari i Ora News, do kishte marrë dhe rrugët. Kohët e fundit, pasi i hipotekoi dhe u nxori lejen e ndërtimit tokave në Dajt, u ka vënë syrin fushave, sidomos atyre afër bregdetit. I kishte thënë Berishës kaq herë:
- Është shumë skandal, doktor. - Më ka thënë dhe Zamiri që është skandal, se dhe ai thotë që në asnjë vend të botës nuk të lënë t’i lësh tokat pa punuar. Dhe Fevziut njëherë i kishte thënë në avion ky ambasadori i BE. “Duhet t’ua merrni këto tokat që s’i punojnë fshatarët, - i kishte thënë, - se është skandal.” Po Fevziu nuk ta thotë, se ka shumë toka vetë dhe ka hall se ia marrin.
- Sandër, ke të drejtë, do t’i gjejmë një zgjidhje kësaj, po është pak e vështirë, me thënë të drejtën.
- Jo doktor, s’është problem fare. E ka pas shumë mirë Ligji 7501 i Ramiz Alisë që e jepte tokën në përdorim dhe kush nuk e punonte, ia merrnin.
- Sandër, dakord, po këta tani janë pronarë.
- Po çfarë pronarë k… janë këta mo doktor. Ju q… robt...! Po s’e punuan, ua marr që ç’ke me të.
- Sandër, dakord, mirë dakord, domethënë do bëjmë diçka, po hajde të shikojmë njëherë.
- Jo doktor, se është shumë skandal, se ma kanë thënë shumë vetë këtë që është skandal, duhet ta bësh ligj urgjent.
- Sandër, puna është se… Mirë, dakord, nuk them që s’ke të drejtë, po shiko… se ka një problem…. Nejse, ta them unë më vonë, por dhe aq e lehtë nuk është ë...
- Po pse mo nga kush do çash k… ti? Tani mandatin e more, dhe këto gjëra bëhen muajt e parë të mandatit që të harrohen deri në fund. Ti nuk ua merr pronësinë, ti thjesht ia jep komunës, komuna na e jep ne që kemi pará, ne investojmë, pastaj po kaloi vlerën investimi, toka është jona. Toka nuk i takon atij që s’e punon.
- Sandër, dakord, mirë, do ta shikojmë, po ka dhe probleme, se ti ke parasysh Myzeqenë, se aty të intereson apo ndonjë tokë në Vlorë, po në veri Sandër s’e bën dot këtë, se të vrasin. Në Tropojë, Sandër, të vrasin me u thënë që kjo tokë s’është më juaja.
- E di mo burr, se dhe në Lezhë të vrasin, po unë them me e bë këtej nga Shqipëria e Mesme dhe Myzeqeja, se janë pak më të butë.
- Po është pak problem Sandër se, ose bëhet për të gjithë, ose jo.
- Po ne e nisim njëherë këtu ku bëhet. E fillojmë me Myzeqenë dhe këto toka që na interesojnë. Pastaj shkojmë në veri dhe jug. Dhe shoku Enver kooperativat në Krutje i nisi. Dhe ne andej e fillojmë. Ata s’para bëjnë sherr. Pastaj shohim e bëjmë me të tjerët. Unë mendoj se s’duhet të humbasim kohë, duhet të ecim shpejt me këtë plan.
- Sandër, unë po e bëj një test në mbledhje qeverie, se ky lajm si ajo martesa e gay-ve është, e kupton vetë ti. Sa të hedhim një shashkë, se ne s’u marrim dot tokat që kanë zaptuar, por po ua legalizojmë, jo t’u marrim tokat që kanë me letra.
- Ore bëje ti njëherë, se kam ca toka gati unë, pa pastaj të bëhet ç’të bëhet, atyre të mive u q.. robt unë. Nxirr VKM ti, se e shikon ku i çoj unë. Ej, shiko një herë në Kinostudio. Kam rrethu 8 fishin e atyre që kam me letra dhe s’ia mban të afrohet njeri. Jo t’i kem me letra, që s’i lë të kthejnë as kokën.