E Diel, 1 Nëntor 2026

BE: Shqipëria e izoluar për shkak të krimit dhe korrupsionitNga Tema Ashtu siç dhe ishte paralajmëruar, dje Komisioni Evropian konfirmoi miratimin e propozimit për heqjen e vizave për shtetasit e Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, Mal

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

BE: Shqipëria e izoluar për shkak të krimit dhe korrupsionitNga Tema

Ashtu siç dhe ishte paralajmëruar, dje Komisioni Evropian konfirmoi miratimin e propozimit për heqjen e vizave për shtetasit e Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë. Propozimi u mundëson shtetasve të këtyre tri vendeve të udhëtojnë drejt vendeve Schengen me pasaporta të reja biometrike.

Ndryshe nga sa deklarohet vazhdimisht në media nga zyrtarët shqiptarë se janë vetëm pasaportat biometrike që na kushtëzojnë udhëtimin pa viza, zyrtarët e BE kanë saktësuar se më së pari është korrupsioni dhe krimi i organizuar që na pengojnë për të udhëtuar lirshëm. Këto dy mëkate të qeverisjes po në lënë më të izoluarit në Evropë.

“Në Shqipëri dhe Bosnjë-Hercegovinë vazhdon të ketë mangësi në kuadrin institucional për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, në adresimin e dobësive procedurale të lëshimit të pasaportave, si edhe në fushat e menaxhimit të kufijve dhe migracionit”, - thuhet në njoftimin zyrtar të Komisionit Evropian. Në fakt kjo është konfirmuar dhe nga zv/Presidenti i Komisionit Evropian i Ngarkuar për Drejtësinë, Lirinë dhe Sigurinë, Jacques Barrot, dhe Komisioneri për Zgjerimin, Olli Rehn.

Megjithatë zyrtarët kanë ruajtur optimizmin si gjithmonë, duke kërkuar kështu që Shqipëria të rrijë në shinat e integrimit. Nëse kushtet do të plotësohen, mundet që vitin tjetër të këtë një propozim konkret.

“Komisioni do të ruajë përkushtimin e vet për liberalizimin e vizave edhe për qytetarët e Shqipërisë, dhe Bosnjë-Hercegovinës. Megjithatë, këto shtete ende nuk i kanë përmbushur kushtet që duheshin për të qenë pjesë e propozimit të sotëm. Nëse vazhdon ritmi i reformave dhe kushtet plotësohen, Komisioni do të mund të përpilonte një propozim të ri që do t’i përfshinte këto vende nga mesi i vitit 2010”, - thuhet në deklaratën zyrtare të KE.

Nga ana e tij, Komisioneri i Zgjerimit, Olli Rehn, shtoi se “është synimi, si edhe bindja jonë e plotë se Shqipëria dhe Bosnjë-Hercegovina do të vazhdojnë të njëjtën rrugë. Udhërrëfyesi është ende i vlefshëm dhe tërësisht i arritshëm, nëse autoritetet e këtyre vendeve përkushtohen tanimë plotësisht drejt standardeve të duhura. Nëse ato vazhdojnë të përparojnë me këtë ritëm, besoj se të dyja vendet do t’i bashkëngjiten fqinjëve të tyre.”

Duke prezantuar propozimin e Komisionit, zv/Presidenti i Komisionit Evropian i Ngarkuar për Drejtësinë, Lirinë dhe Sigurinë, Jacques Barrot, tha: “Propozimi ynë sjell lajme vërtet të mira për qytetarët e Ballkanit Perëndimor, dhe sidomos për ata të Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, të Malit të Zi dhe të Serbisë. Unë e di se çfarë do të thotë udhëtimi pa viza për ta. Propozimi i sotëm vjen si rezultat i një pune intensive nga autoritetet dhe njerëzit e këtyre vendeve drejt përmbushjes së kushteve të nevojshme. Dhe unë i përgëzoj për këtë arritje”.

Megjithatë, duket se puna e Shqipërisë dhe Bosnjës ka qenë shumë e dobët, për shkak se Mali i Zi dhe Serbia nuk i kanë plotësuar të gjitha kriteret, por janë favorizuar. KE ka shprehur besimin se brenda këtij viti këto kushte do plotësohen. Zyrtarët e KE thanë gjatë konferencës për shtyp se kriteret kanë qenë të qarta dhe se vendimi nuk ka prapavijë politike. Gazetarët janë interesuar që të mësojnë se pse nuk është pritur që të gjitha vendet të përfitojnë njëkohësisht, por zyrtarët e KE thanë se çdo vend ka pasur një plan që duhej të plotësonte.

Qytetarët e Kosovës (nën rezolutën 1244/99 të Këshillit të Sigurimit të OKB) nuk do të përfitojnë nga liberalizimi i vizave. Kushtet teknike për liberalizimin e vizave nuk janë përmbushur ende brenda territorit të Kosovës. Prandaj, Komisioni do të punojë ngushtë me autoritetet kosovare dhe ato serbe për të diskutuar mundësitë e adresimit të çështjes së vizave në të ardhmen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›