E Diel, 1 Nëntor 2026

Sandri në fushatë për të siguruar njohjen e qeverisë së reNga Antena brenda familjesSandri ka disa ditë që po shqetësohet për mungesën e telegrameve të urimit për fitoren. Megjithëse Lul Basha i kishte thënë që ditën e dytë vijnë telegramet dhe zgjed

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Sandri në fushatë për të siguruar njohjen e qeverisë së reNga Antena brenda familjes

Sandri ka disa ditë që po shqetësohet për mungesën e telegrameve të urimit për fitoren. Megjithëse Lul Basha i kishte thënë që ditën e dytë vijnë telegramet dhe zgjedhjet mbaruan, ato s’po vinin. Sandri vendosi të merret vetë me këtë punë. U ul me Fevziu të vendosnin nga duhet t’i nisnin.

- S’di ç’të them, - tha Fevziu, - se mund t’i kisha thënë ndonjë fjalë këtij Solanës, po ai erdhi deri në Prishtinë dhe iku. Se i them atij, s’e kam problem.

- Le mo ç’e do atë k…, se ai ikën. Nuk pyet njeri për atë. Shiko ndonjë tjetër kë mund të gjejmë.

- Po përpiqem një herë me këtë Pacollin, - tha Fevziu. - Po i bëj një telefon Bleona Qerretit, se ajo ia mbush mendjen më lehtë dhe t’i them të dërgojë një telegram ai. Ka mik dhe një nga ata presidentët sovjetikë ai, ose të Uzbekistanit, ose të Turkmenistanit, s’më kujtohet mirë. Ndoshta i thotë ndonjë fjalë dhe atij. Njeh dhe dikë në disa ishuj të Amerikës Latine që mund të njohin Kosovën, ndoshta na njohin dhe ne fitoren.

- Po bëjini një telefon shpejt. Se këta k…për këto punë duhen. Se ai ka dhe problem me ALSAT-in, se ia ka pas marrë aksionet Vebiu, ndjesë pastë. Tani që Vebiu nuk është, i japim një dorë e ndihmojmë këtë.

- Mirë mo, këtij i them unë, se i bëj mesazh Bleonës, e rregullon ajo, po kujt t’i them ndonjë të huaji. Se dhe ky Barroso ikën me pushime, më thanë, s’e marr dot në telefon, - tha Fevziu. - Erdoganit i çova fjalë, se kush e merr në telefon atë budalla, dhe e dërgoi. Duhet të shikojmë ndonjë tjetër të rëndësishëm.

- Ore, s’ka rëndësi cilësia, po numri. Dhe Kosovën e kanë njohur mbi 50 shtete, ne gjashtë vetë na kanë uruar dhe ata me të lutur.

- Po s’ka problem o burr, se të urojnë, po prit të mbarojë rezultati…, - i tha Fevziu.

- Qenke k…ti. Po kur të mbarojë, s’ka nevojë të më urojë njeri mua, unë them tani. Ore, se u kujtova. Ti këtë Leka Zogun e ke tëndin, se bie diçka nga Toptanët ai?

- Po mo po, po ç’e do atë?

- Po të urojë dhe ai mo burrë, se quhet numër. Se ne duhet t’i respektojmë Mbretërinë.

- Mirë mo këtë s’e kam problem. Ja, i them Lul Bashës, t’i thotë atij djalit që të thotë që “e kemi uruar”. Tekstin bëje vetë Sandër, se ata s’dinë me shkrujt.

- Fol me Lulin ti, t’ia diktojë tekstin kësaj Juelës unë. Jo, jo, më mirë po e bëj vetë dhe po ia çoj me e-mail.

Pas pak mori sekretaren dhe i tha: “Shkruaj pak këtë tekst:

Kryeministri, Sali Berisha, ka marrë një telegram urimi nga Leka Zogu I, me rastin e fitores së mandatit të dytë qeverisës. Në urimin e tij, Leka Zogu I u shpreh:

Shkëlqesia Juaj

Fitorja Juaj në zgjedhje ishte një gëzim i madh për Ne. Jemi të bindur se qeveria që ju drejtoni do të vazhdojë në rrugën e reformave, të cilat kanë sjellë një ndryshim të dukshëm në Shqipëri.

Atdheut tonë i duhet kontributi i të gjithëve, për këtë arsye Ne ju përshëndesim për veprimin fisnik që keni ndërmarrë, duke bërë koalicion me LSI, të drejtuar nga Z. Ilir Meta.

Ju urojmë suksese në punën Tuaj, mbasi interesat e Shqipërisë dhe të gjithë shqiptarëve, janë përmbi çdo gjë.

Vëllazërisht Leka i Zogu

Mbret i Shqiptarëve”

- Qyqja, - tha sekretarja, - po ky sikur është shtet tjetër mo, po ky ngjitur me PD rri.

- Hë moj mbylle, se s’merr vesh nga këto punë. Na duhen sa më shumë urime. Shiko mos të kujtohet ndonjë tjetër ty, atë bë. Lëre tekstin, se atë e qaj vetë unë.

- Qyqja, si ky të gjej unë sa të dush në lagje mo çun, po hajt mo, po e nis një herë me e-mail këtu ku ma dhe. Po se mos e marrin për provokim ene më arrestojnë, se ky e-mail që më ke dhënë qenka i kryeministrit.

- Jo, jo, po dërgoje, - i tha Sandri, - se numri na duhet, s’ka rëndësi kush na uron.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›