E Diel, 1 Nëntor 2026

Sandri me Fevzon, debat për Alibeajn dhe RistaninNga Antena brenda familjesProblemi i KQZ u bë problem serioz. Sandri dje për herë të parë e ndjeu se detyra e tij kryesore ishte të shmangte nga rendi i ditës KQZ. Për Ristanin e shkretë i vinte keq. E

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Sandri me Fevzon, debat për Alibeajn dhe RistaninNga Antena brenda familjes

Problemi i KQZ u bë problem serioz. Sandri dje për herë të parë e ndjeu se detyra e tij kryesore ishte të shmangte nga rendi i ditës KQZ. Për Ristanin e shkretë i vinte keq. E kishte ngrënë një herë prej tij më 1994, kur e futi doktori në burg. Atë kohë Ristani ishte gjyqtar. Në përpjekje për ta nxjerrë Sandrin nga burgu, Nikolla i nxori Ristanit nja dy viza për jashtë, dhe pas disa bisedimeve Sandri u la i lirë, kurse Ristani u arrestua. Që atëherë nuk iu nda ai dënim Ristanit. Doktori nuk ia fali dhe nuk ia fali. Më e keqja ishte se nuk ia fali dhe pasi u bë mik me Sandrin. Sandrin mik shtëpie, Ristanin armik, pse kishte liruar Sandrin nga burgu. Kiamet i madh! Që nga ajo kohë Ristani i shkretë çfarë s’ka bërë t’i hyjë në zemër e s’i hyn dot. Tani po përpiqet natë e ditë me zgjedhje, por ai prapë s’e merr në telefon ta falënderojë. Maksimumi i thotë Sandrit që “ai” po punon mirë”, po s’ia përmend emrin.

Dje Sandri vendosi përfundimisht të krijojë një skandal për ta hequr vëmendjen nga Ristani. Dhe rasti iu dha me KLD dhe Alibeajn. KLD zgjodhi kryetarin e Tiranës dhe Sandri kapi me urgjencë telefonin e doktorit.

- Nxirr Alibeajn, - tha, - dhe sulmo KLD, se po zgjedhin atë Zenelin kryetar të Tiranës.

- Çfarë është ky Zeneli? - tha Berisha.

- Është një nga ata gjyqtarët që më ka dënuar mua dhe Martin Lekën, - i tha Sandri. - Është shumë i poshtër.

- Po ty sikur të ka dënuar Ristani, - i tha Berisha.

- Jo, jo, Ristani më liroi, ky më arrestoi. Ky nuk duhet lënë më në gjykatë.

- Mirë se flas unë me Alibeajn, - tha.

Pas kësaj, pasdite Sandri po shijonte sherrin Alibeaj- Spahiu në ekrane.

Fevziu që po rrinte te zyra e tij, u shqetësua.

- Sandër, ke bërë gabim që ke faktorizuar këtë Alibeajn, - tha. - Sa të jem unë, ky nuk bëhet ministër Drejtësie. Ke bërë shumë gabim. Ky nuk bën për ministër. Aty duhet Lul Basha.

- Po ç’ke o ti, se e heqim, kush pyet për këtë k…, por më duhej sot të bëja një sherr, të hiqja pak mendjen nga KQZ se po telendiset.

- Nejse, nuk e di, po unë këtë nuk e lë të bëhet ministër. Ia kam thënë dhe doktorit, është skandal. Dy herë desh e kam përzënë nga emisioni, është budalla fare. S’ka staturë për ministër Drejtësie. Po nuk shkoi Luli te Ministria e Jashtme, duhet patjetër te Drejtësia.

- Po ç’ke o ti, se e ndreq unë këtë punë, ja po deshe e marr që tani doktorin, prit, ja ta marr, ah po qenka i zënë, le se merr vetë ai. ǒke o ti, kush çan trapin për atë k… po le të flasë dhe sot, se na duhet.

- Jo, po u bë skandal, se ne kemi sakrifikuar për këtë qeveri dhe mbajmë përgjegjësi. S’mund të vihen prapë këta budallenj ministra.

- Këta k… thuaj, po hajt se ua ndreq unë tani. Këtë radhë do t’i vëmë vetë të gjithë ministrat. Se ashtu me një e dy si herën e parë, e pësojmë, se s’i dihet na dalin të këqij. Më mirë i vëmë të gjithë dhe po doli ndonjë firo, e durojmë.

- Dhe për atë Jozefinën bëre gabim që i fole keq doktorit në sy tim, - i tha Fevziu. - Se ai ia thotë asaj dhe s’më vjen në emision pastaj. Se ajo është shumë agresive.

- Po ti vetë më the foli keq për Jozefinën, të mos na heqë Lulin nga ministër i Jashtëm.

- Nejse, po s’kishe pse ia thoshe në sy tim. Ia gjeje momentin, ia thoshe më vete. Ishte dhe ai Fahriu aty në “Rogner”. Mos fol në sy të atij, se ai ua tregon gjithë këtyre të PD.

- Jo mo, ai u ul kot, se doktori nuk e donte. I ndërroi fytyra, kur u ul. Më dërgoi mua sms, ndërkohë që vazhdonte muhabeti, më tha: “Sandër, bëtë gabim që e ulët këtë këtu.”

- E di mo, e di. Ma ka thënë mua kaq herë. “Ai më ka marrë më qafë Shkëlzenin, - tha, - i ka përdorur emrin në Gërdec dhe në emër të tij ka bërë ortakëri me Delijorgjin.” Nuk ia fal ai, po nejse, kur flet keq për ndonjë nga këta të PD, mos ma zër mua emrin në gojë, se më prish punë për emision. Përveç Alibeajt. Atij bëja të qartë që unë nuk e lë të bëhet ministër sikur nami të bëhet. Ca gjëra duhet t’i sqarojmë që tani.

- Hajt mos ça kokë se e mbyll unë. E pe ç’qeveri bëra dje apo jo? E bukur shumë ka dalë. Ia thashë dhe doktorit këtë punën e Ministrisë së Ekonomisë, ta ndajë, te kjo e Energjitikës të lëmë Dritanin. Po ky Ruli qenka tërbuar, se paska marrë nja 7 hidrocentrale për vete në emër të një djali xhaxhai, Vaid, ku di unë si e ka, se Moza Vokshi ma tha. Ka për të plasur sherri, prandaj mos e lako emrin shumë. Dhe ky Tur Zheji do të shkojë te Kultura. Unë i thashë maksimumi heq Tit Becin e sjell prapë në Klan dhe shko në TVSH. Po nuk donte. Duhet ta mbyllim shpejt qeverinë, se po na hapen telashe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›