Sandri përgëzon ministrat e rinjNga Antena brenda familjesSapo Berisha mbaroi dje konferencën për shtyp, Sandri nisi telefonatat. Duhet të uronte doemos ministrat e rinj i pari, që së paku të merrej vesh që ai kishte dhënë kontribut. E nisi me Bashën
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Sandri përgëzon ministrat e rinjNga Antena brenda familjesSapo Berisha mbaroi dje konferencën për shtyp, Sandri nisi telefonatat. Duhet të uronte doemos ministrat e rinj i pari, që së paku të merrej vesh që ai kishte dhënë kontribut. E nisi me Bashën.
- Hajt urime figurë, - i tha. - Na plasi ky doktori mo burrë, dhe mua dhe Fevziut nuk na linte të nxirrnim emrat. I jam lut dje gjithë ditën, aman na lër t’i nxjerrim disa emra. “Në asnjë mënyrë”, - thoshte. I thashë, të paktën Lul Bashën mo burrë, po nuk dëgjonte. Nuk e di pse e kishte kaq të prerë këtë radhë këtë mosnxjerrjen e emrave. Dhe më vjen inat, se bashkë e bëmë qeverinë, me mua u konsultua për çdo ministër dhe nuk më linte t’i nxirrja emrat.
- Po pse s’më the mua të paktën mo burrë, që s’do jem te Transportet? - i tha Luli.
- Po nuk më linte mo, si të betohem? Më tha: “Po nxore emrat, dije që ti i ke nxjerrë dhe mos kemi më llafe.” Ti e pe që dhe listën e parë që ma dha vetë për ta botuar, ma ka dhënë komplet gabim që të humbiste gjurmët. I thashë, po vendos Lulin të paktën te Drejtësia dhe lëre Nishanin aty. “Jo, jo, - më tha, - se do thonë pastaj e ka çuar aty të mbyllë gjyqin e vet t’u bëjë presion gjyqtarëve.” Po, i thashë, ai Nishani është dhe ushtarak, do ta marrin për ters. “Jo Sandër, - më tha, - ushtarakët janë shumë të mirë për punë të tilla, se ai urdhra do zbatojë, s’ka ç’punë tjetër të bëjë.” Pastaj më tha që “duhet të heq atë Alibeajn, se s’dua t’ia prish Fevziut, meqë i ka shpëtu goja, ka thënë që s’e lë më ministër. Po ka bërë shumë gabim Fevziu, - tha, - mos ta përsërisë më këtë rast, se nuk ia fal.” I thashë, po ço Lulin tek Olldashi të paktën. “Jo Sandër, - më tha, - se ka thënë ai Rezart Taçi që do ta heq Sokolin nga ministër dhe duket sikur na komandon ai. Se shiko Sandër, - tha, - nesër ai do sjellë nja 30 mijë tonë naftë krudo, do t’i fusë pa doganë si lëndë e parë dhe nuk dua që të bëhet problem, le të kalojë me këtë zhurmën e qeverisë.”
Se qenka i madh ky Taçi, një rrugë 20 milionë euro fiton nga evazioni fiskal. Nesër hyka anija në port të Vlorës me 30 mijë tonë. Më tha doktori: “Ai, ose do bëjë pará, ose do merret me politikë. Të dyja nuk e lë t’i bëjë. Le të fusë anijen, ka të drejtën e vet, po jo më shumë. Mirë që më tha t’i kërkoj ndonjë lek sot, se jemi pa rroga. T’i them që fola me doktorin ta futësh anijen si naftë krudo, pa doganë, megjithëse këta b... q... e Gjykatës Kushtetuese se ç’marrin ca vendime kundër tij. Ika tani figurë, hajt urime, mos e ca trapin, se je mirë shumë aty. Kam dhe nja dy shefa komisariati që do m’i lëvizësh pak, se po më prishin punë. A se harrova, motra ka fillu punë në Vatikan, faleminderit. Fola dhe pak me Ilir Metën, i thashë që ky Luli ka bërë nja 30 emërime javën e fundit, është dhe motra ime, mos e anulo. “Jo mo flori, - tha, - do të ta bëj ambasadore, po deshe, si të ta anuloj unë ty.”
E mbylli me Lulin dhe mori Genc Rulin.
- Ku je mo figurë? - i tha. - Hajt urime! E bukur shumë ishte kjo jotja. Fola me doktorin pardje dhe qeshnim me lot, që të ka caktu aty, po m’u lut mos ta nxirrja. “Gënjeje, - më thoshte, - i thuj, o tek Arsimi, o te Rrugët” dhe qeshte. Është bërë karagjoz i madh. E di ç’thoshte apo jo? Ky Genc Ruli hiqet si shumë qytetar, ta çoj të merret me fshatarët njëherë.
- Faleminderit xhano, ç’të them unë? Mjafton pa gjë mos ngelemi, pa ti e di që s’kemi shumë pretendime. Unë me të korrekt kam qenë. ǒmë ka kërkuar Argita, ia kam firmosur. Dhe tani ç’të kërkojë, do t’ia bëj. Se do kenë nevojë për këto tokat bujqësore tani.
- Le, le, se është i madh. Më tha: “Sandër, Rulin do ta çojmë te Bujqësia, po ti mos i trego.” Nuk mbaja dot Fevziun, se donte të tregonte ai. E pashë keq dhe e gënjeva, i thashë Ruli, te Rrugët. Mori doktorin në drekë në telefon dhe i tha: “E mora vesh që Rulin do ta çosh te Rrugët.” Qeshi ai. “Jo, jo”, - i tha. Pastaj më mori mua, më tha: “Bravo që s’i ke treguar.”
- Po faleminderit xhano, ç’të të them unë? Ne si qark jemi nderuar, dy deputetë, dy ministra jemi. S’na ngel meraku.
- Genco, dëgjo mua. Rri nja dy vjet, sa t’i mbarojë mandati këtij k...., Fullanit, dhe ik shko bëhu guvernator, bëjmë ndonjë punë aty, se te Bujqësia s’ka ndonjë lek të madh tani. Megjithëse s’i dihet. Hajt mo, ika një herë t’i bëj telefon Arben Imamit.
- Ku je mo figurë? Si po kalon? Hajt urime, urime! Nuk ta thosha dot më parë, se m’u lut doktori mos të të tregoja, po ti e di unë një merak kisha, vetëm ty. I thashë, atë Imamin doktor e kam merak. “Kë ministri ke më qejf ti?” - më tha. Mbrojtjen, i thashë. Që kur ka ik Mediu, ky Oketa s’më ka bërë asnjë punë. Mediu të paktën më jepte nja 200 mijë euro në 6 muaj. Ky asgjë. Mediu i shkretë, dhe kur bënte paradën vetë, faturën ma paguante mua, d.m.th., vëllait. Këtë Imamin më ço atje dhe jam në rregull, i thashë.
“Dëgjo Sandër, - më tha, - nuk është aq i lehtë ai për letra sa Mediu, por po ta vë një herë. Po s’je i kënaqur, më thuaj.” Jo mo vëre, i thashë, se e rregulloj vetë me të unë.
- Faleminderit, Sandër, - i tha Imami. - Po më hipën nga tanku në tank më duket. Lërmë një ditë rehat mo burrë.
- Po jo mo figurë, ça ke ti, se unë s’bëj gjë pa letra. Dhe po bëmë ndonjë punë, bashkë do ta bëjmë.
- Po Sandër po, bashkë e bëmë dhe ‘97, po mua ma rrasët të gjithë pastaj, kam 12 vjet që s’e shlyej dot. Po nejse, faleminderit për telefonatën se sapo më mori dhe doktori dhe më tha: “Urime Arben, se e ruajtëm sekretin si kabinet. Plasën këta të Klanit të mësonin ndonjë gjë, po s’morën vesh gjë.”