Rama paralajmëron protesta në të gjithë vendinNga TemaPartia Socialiste do të organizojë protesta në të gjithë vendin. Kryetari i PS, Edi Rama, u ka kërkuar dje të gjithë deputetëve të PS të shkojnë në bazë për të organizuar elektoratin në protesta.
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Rama paralajmëron protesta në të gjithë vendinNga TemaPartia Socialiste do të organizojë protesta në të gjithë vendin. Kryetari i PS, Edi Rama, u ka kërkuar dje të gjithë deputetëve të PS të shkojnë në bazë për të organizuar elektoratin në protesta. Rama ka thirrur dje në selinë e PS deputetët e kësaj partie sipas qarqeve, ku dhe ka komunikuar vendimin për shpërndarjen e tyre në bazë dhe aktivizimin e elektoratit në protesta. Deputetët e PS nuk u paraqitën dje në seancë, kur kolegët e tyre demokratë po bënin betimin për mandatin e deputetit. Bojkoti i deputetëve të PS duket se do të vazhdojë pa afat.
Sa i përket çështjes së bojkotit, Rama ka refuzuar dje idenë e paraqitur nga deputeti Erion Braçe, i cili i ka kërkuar kreut të partisë që në seancën e djeshme të paraqiten deputetët sa për të bërë betimin dhe për t’u legjitimuar plotësisht si deputetë. Burime thanë se Braçe i është drejtuar Ramës, duke i thënë: “Na duhet të bëjmë betimin dhe të legjitimohemi si deputetë, përndryshe me çfarë statusi t’i drejtohemi publikut, kur kërkojmë të drejtat e PS?!” Por Rama është përgjigjur prerë që vendimi për bojkot vazhdon dhe kjo mund të ridiskutohet më vonë, por pa caktuar asnjë moment. Në këto kushte PS ka vendosur të nisë një aksion të ri politik, atë të protestave, gjë e cila nuk u mohua as nga kryetari, Edi Rama, i cili i pyetur për këtë çështje tha: “Të gjitha mjetet demokratike janë në dispozionin e çdokujt që kërkon të ngrejë kauzën e tij dhe për më tepër të opozitës.” Gjatë deklaratës para medieve Rama tha se “aksioni i ri politik i PS nuk synon ndryshimin e rezultatit të zgjedhjeve në tavolinë, por vendosjen e standardeve demokratike të zgjedhjeve, të cenuara, sipas tij, rëndë më 28 qershor”.
Deklarata
“Qëndrimi ynë ka në përmbajtjen e vet domosdoshmërinë për t’u vënë në mbrojtje të demokracisë dhe disa parimeve e vlerave të fituara në një kohë që sot më shumë se më parë janë të kërcënuara nga një pushtet, i kthyer në një industri fitimprurëse për një grusht njerëzish të bashkuar vetëm nga interesa personale familjare klanore, që nuk kanë të bëjnë gjëkundi me interesat e vendit dhe të qytetarëve të vet, qofshin këta edhe qytetarë që kanë votuar për forcat që sot kërkojnë të çojnë përpara një projekt të papranueshëm për ne, që është projekti i kutive të votimit të marra peng, që është projekti i njerëzve që duhen larguar nga puna, kur shfaqen si opozitarë me forcat në pushtet, që është projekti i medieve që duhen trysnuar më çdo kusht e çmim për t’u kthyer në burime të deformuara që transmetojnë vetëm të vërtetat qeveritare e që në fund të fundit është projekti i njohur e famëkeq i atyre republikave ish-sovjetike, ku demokracia kthehet e gjitha në një farsë.
Sot ne kemi shtruar bashkërisht atë çka do të jetë aksioni ynë politik, i cili fillon me kushtëzimin e Kuvendit, por pa asnjë dyshim nuk mbaron këtu. Përkundrazi, do të shtrihet edhe në aspekte të tjera”, - tha Rama.