E Diel, 1 Nëntor 2026

Forumi Ekonomik Botëror: Korrupsioni pengon ekonominë shqiptareNga TemaNjë studim i Forumit Ekonomik Botëror (World Economic Forum), mjaft i njohur në botë për organizimin e takimit të Davosit, ka publikuar dje një raport në lidhje me konkurrueshmëri

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Forumi Ekonomik Botëror: Korrupsioni pengon ekonominë shqiptareNga Tema

Një studim i Forumit Ekonomik Botëror (World Economic Forum), mjaft i njohur në botë për organizimin e takimit të Davosit, ka publikuar dje një raport në lidhje me konkurrueshmërinë e ekonomive të vendeve të ndryshme në botë. Shqipëria renditet në vendin e 96 në botë, duke qenë kështu e parafundit në Evropë, duke lënë pas vetëm Bosnjën dhe Hercegovinën. Shqipëria ka një përmirësim të lehtë në krahasim me vitin e kaluar, kur kishte një vlerësim prej 3.6 pikësh. Sivjet ajo ka një vlerësim prej 3.7 pikësh.

Pranë Shqipërisë renditen shtete si Kenia, Nigeria, Tanzania dhe Republika Dominikane.

Renditja e vendeve bëhet në bazë të të dhënave që grumbullohen nga Forumi në bashkëpunim me institucione të tjera.

Është për t’u theksuar se ndër faktorët më problematike që pengon të bërit biznes në vendin tonë është korrupsioni, që renditet i pari me 12.8%. Më pas në vend të dytë renditet burokracia qeveritare me 11.8%, në të tretin paqëndrueshmëria e politikave me 11.4% dhe taksat me 10.9%. Infrastruktura renditet e pesta. Një tjetër problem shumë i rëndësishëm që pengon të bërit në biznes, sipas raportit, është dhe e drejta e pronës. Në këtë raport studiohen 133 vende dhe Shqipëria është në vendin e 118 për sa i përket të drejtës së pronës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›