Topalli rizgjidhet kryetare e KuvenditNga TemaDeputetët e mazhorancës demokrate, të LSI dhe ai i PBDNJ, u betuan dje si deputetë të legjislaturës e re të Kuvendit të Shqipërisë, e dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit. Në seancën e djeshme munguan 65 dep
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Topalli rizgjidhet kryetare e KuvenditNga TemaDeputetët e mazhorancës demokrate, të LSI dhe ai i PBDNJ, u betuan dje si deputetë të legjislaturës e re të Kuvendit të Shqipërisë, e dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit. Në seancën e djeshme munguan 65 deputetët e opozitës, të cilët ende nuk kanë kryer procedurën e betimit në këtë post. Në seancën e djeshme u lexua raporti i vlefshmërisë së mandateve, u bë betimi i deputetëve të pranishëm në sallë, si dhe u rizgjodh kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.
Në nisje të seancës së djeshme, Komisioni i përkohshëm i Mandateve paraqiti raportin e vlefshmërisë së mandateve, ndërsa tekstin e betimit të deputetëve e lexoi drejtuesi i seancës së djeshme, deputeti Fatos Beja. Më pas deputeti demokrat Astrit Patosi propozoi kandidaturën e Jozefina Topallit për t’u rikonfirmuar në krye të parlamentit. Propozimi ishte firmosur nga 60 deputetë, ndër të cilët edhe katër deputetët e LSI. Topalli ishte kandidatura e vetme për postin e kryetares së Kuvendit. Në sallë gjendeshin 75 deputetë, nga 140, ku mungonin 65 të opozitës, pas vendimit të marrë në forumet e kësaj partie për të bojkotuar parlamentin.
Pas numërimit të votave, Jozefina Topalli është shpallur kryetare e Kuvendit të ri të Shqipërisë, me 74 vota pro, përkundrejt një vote kundër.
Pas rizgjedhjes së saj në krye të Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli ka mbajtur një fjalë para 74 deputetëve të pranishëm në sallë, ku dhe ka theksuar domosdoshmërinë e bashkëpunimit me opozitën. “Opozita ka detyrimet e saj kushtetuese. Detyra ime është të respektoj opozitën. E respektoj opozitën, edhe kur nuk bie dakord me të, sepse këtë thotë shpirti i demokracisë. E respektoj opozitën, jo vetëm sepse këtë më thotë detyra, por edhe sepse pjesën më të madhe të jetës e kam kaluar në opozitë (dhe këtu nuk e kam fjalën thjesht si deputete). Jam e sigurt se marrëveshje të rëndësishme për vendin do të kenë bashkëpunimin e opozitës. Sot dua t’i përsëris opozitës që jemi të hapur për bashkëpunim. Është një privilegj i madh të jesh 1 prej 140 deputetëve. Kam qenë me fat që kam drejtuar parlamentin në legjislaturën e kaluar. Ishin 4 vite plot sfida të vështira, por ishte një legjislaturë e suksesshme në reforma. Isha a privilegjuar që drejtova parlamentin gjatë pavarësisë së Kosovës, nënshkrimit të MSA dhe integrimit në NATO”, - tha Topalli.
Ajo theksoi gjithashtu se me këtë legjislaturë fillon një faze e re në politike dhe këtë, sipas saj, e simbolizon edhe koalicioni i ri. Topalli tha se për herë të parë nuk ka hije dyshimi në asnjë prej mandateve dhe kjo e bën parlamentin më të fortë. “Në katër vitet e ardhshme ky parlament do ketë një angazhim të madh. Bashkë do bëjmë edhe më të fuqishme diplomacinë parlamentare dhe do bëjmë avokatin e interesave të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Në katër vitet e ardhshme do përballemi me sfida më të vështira. Do kemi sfida të pafund dhe kjo na bën mirë të gjithëve. Në katër vitet e ardhme ky tempull do jetë vendi i reformave”, - theksoi gjithashtu kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë.