E Diel, 1 Nëntor 2026

Vëzhguesit ndërkombëtarë: Numërimi i votave me shumë problemeNga Llazar Semini, Associated Press Vëzhguesit ndërkombëtarë thanë të premten se ndërhyrja politike ka vonuar numërimin e votave në zgjedhjet e përgjithshme të muajit që shkoi.

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Vëzhguesit ndërkombëtarë: Numërimi i votave me shumë problemeNga Llazar Semini, Associated Press

Vëzhguesit ndërkombëtarë thanë të premten se ndërhyrja politike ka vonuar numërimin e votave në zgjedhjet e përgjithshme të muajit që shkoi.

Rreth 500 vëzhgues ndërkombëtarë kanë monitoruar procesin zgjedhor në Shqipëri, duke e konsideruar atë një test shumë të rëndësishëm për progresin demokratik të vendit të vogël ballkanik.

“Procesi i numërimit u stërzgjat dhe u shoqërua nga një nivel i lartë mosbesimi mes partive politike dhe përfaqësuesve të tyre në të gjitha nivelet e administratës zgjedhore”, - thotë një raport i brendshëm i një misioni vëzhgues ndërkombëtar, të drejtuar nga Zyra për Institucione Demokratike dhe për të Drejtat e Njeriut pranë OSBE.

Komisioni Zgjedhor në Shqipëri aktualisht po merr në shqyrtim ankimimet nga partitë politike përpara se të bëjë ndarjen e mandateve në parlamentin me 140 vende.

Sipas rezultateve paraprake, konservatorët e kryeministrit, Sali Berisha, kanë fituar 47.99%, socialistët në opozitë 44.31% dhe një parti e vogël, LSI 5.48%.

Demokratët e Berishës dhe LSI kanë premtuar se do të formojnë një koalicion dhe do të avancojnë Shqipërinë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Por socialistët në opozitë kanë akuzuar partinë në pushtet se po ndërhyn te rinumërimet në përpjekje për të fituar më shumë vende në parlament dhe kanë kërcënuar se nuk do e njohë rezultatin zgjedhor.

Vëzhguesit e kanë vlerësuar numërimin si të keq ose shumë të keq në 22 nga 66 qendra votimi, që “provokoi tension mes partive, veçanërisht kur rezultatet ishin ose dukej se do ishin shumë të përafërta.”

Ata gjithashtu vunë re probleme procedurale për shkak të trajnimit dhe udhëzimeve të pamjaftueshme dhe kritikuan Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, trupën kryesore administrative për udhëzime të pamjaftueshme të niveleve më të ulëta të administrimit dhe për trajtim kontradiktor të ankimimeve.

Në reagimin e tyre të parë pas zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit, vëzhguesit vunë re disa përmirësime, por theksuan nevojën e progresit të mëtejshëm për të plotësuar standardet ndërkombëtare, përfshi dhënien fund të votimit të shumë-përhapur familjar dhe klimës së polarizuar politike.

Problemet zgjedhore vijnë, pasi Shqipëria po kërkon të përmirësojë standardet e saj zgjedhore dhe të fitojë anëtarësimin në BE.

Shqipëria, e cila u bashkua me NATO-n në prill, ka qenë nën presion të madh ndërkombëtar për të siguruar që votimet e shtata pas rënies së komunizmit të çlirohen nga manipulimet që shoqëruan gjashtë palë zgjedhjet e mbajtura në vendin ballkanik pas rënies së regjimit në vitin 1990.

* Titulli është redaksional

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›