E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria ndihmon dy familje

 TIRANE - Qeveria ndihmon financiarisht dy familje që pësuan dëme në njerëz dhe materiale si pasojë e zjarreve. Në mbledhjen e djeshme të qeverisë u miratua fondi prej 1.9 milion lekësh për familjen e Artur Kajës në Berat. Një muaj më parë, një zjarr që ra në banesën e familjes Kaja shkaktoi vdekjen e dy motrave të mitura dhe plagosjen e tre familjarëve të tjerë. Sipas vendimit të qeverisë, ky fond është ndarë: 1 milion për dy viktimat, Megi dhe Kelina Kaja, si dhe nga 300 mijë lekë për tre të plagosurit rëndë. Ky fond do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit dhe janë ngarkuar institucionet përkatëse për të bërë derdhjen e parave. Një shumë prej 1.061.800 lekësh është akorduar dhe për familjen e Gjetan Lalës nga Miloti, të cilit iu dogj banesa. Dhe për këtë rast ngarkohen ministri i Financave, ministri i Brendshëm, prefekti i qarkut të Lezhës dhe komuna Milot për zbatimin e këtij vendimi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›