E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reshje shiu edhe ne ditet ne vijim

Reshjet e shiut do të vazhdojnë të qendrojnë në vendin tonë edhe ditëve në vijim. Ndërsa në zonat malore parashikohet që ndonëse jo me intensitet të lartë të bien edhe reshjet e para të borës. Kështu e parashikon situatën meteorologjike sherbimi “Metoealb” deri ditën e martë, kur reshjet pritet të bëjnë një pauzë për t’u rikthyer sërish të enjten.

Problematike sipas sherbimit “Meteoalb” këtë javë do të jenë edhe temperaturat të cilat do të pësojnë rënie të ndjeshme.
E marta pritet të jetë dita me e ftohtë e javës.

Megjithë ditët e pakta me reshje për shkak të intetnistit të larte të tyre, tetori konsiderohet një muaj i lagësht, ndërkohë që sinoptikanët e shërbimit “Meteoalb” parashikojnë mbylljen e tij me temperatura tipike të vjeshtës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›