Reshjet permiresohet situata hidro-energjetike

Reshjet e dendura të rëna në ditët e fundit kanë shtuar nivelin në hidrocentralin e Feiorzës. Sipas informacioneve zyrtare nga Operatori i transmetimit, niveli i liqenit në këtë hidrocentral ka arritur në më tepër se 260 metër. Aktualisht në Fierzë janë të stakuara të gjithë agregatët, me qëllim që të grumbulliohen rezerva për sitnën e dimrit, kur do të nevojitet për konsum më tepër energji e prodhuar. Prurjet ujore në këtë hidrocentral janë afërsisht 650 m3/sek.
Ndërkaq, hidrocentralet e tjera punojnë me kapacitet të plotë, për të plotësuar energjinë që prodhohet në vend dhe që kalon për konsumin vendas. Sipas të dhënave nga OST, niveli në hidrocentralin e Komanit është rreth 183-184 metra dhe prurjet arrijnë në 350 -400 metër kub për sekondë. Ditën e shtunë, kur edhe rreshjet arritën një dëndësi të lartë, prurjet në hidrocentraline Komanit shënuan nivelin maksimal prej 2200 metër kub për sekonde. Kurse, në Vaun E Dejës, niveli I ujit ka arritur së fundmi në 74 metra dhe prurjet llogariten rreth 80 m3/sek.
Aktualisht konsumi ditor i vendit është 18 milionë kËh, ku pjesa më e madhe e energjisë importohet nga Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare, ndërsa CEZ kryen zero import të energjisë. Një pjesë energjisë po prodhohet edhe nga hidrocentralet e vegjel, si privat ashtu edhe shtetëror, që varen nga KESH. Operatori I Sistemit te Transmetimit bën të ditur se linjat e transmetimit janë të gjitha të takuara dhe ekipi teknik është në gatishëmri të plotë për çdo rast përkeqësimi në kushte të rënda atmosferike.