Sanëza, bima që rregullon problemet e tretjes
Këshillat si shndërrohet bima në ilaç bimor. Pjesët e përdorshme të bimës për kurim
Sanëza, ose e njohur ndryshe me emrin Gentiana, është një bimë barishtore zakonisht me zhvillim shumëvjeçar. Kjo bimë kuruese ka gjetur një përdorim të gjerë në mjekësinë popullore në çrregullimet e tretjes. Pjesët e përdorshme të bimës që qëllime mjekuese janë rizomat dhe rrënjët, të cilat grumbullohen në muajt gusht-mars. Thahen në hije dje në vende të ajrosura derisa të bëhen të thyeshme. Sanëza në sajë të aftësive që ka për të stimuluar prodhimin e lëngut gastrik dhe të sekrecioneve intestinale (në zorrë) përdoret në çrregullimet e tretjes. Gjithashtu, kjo bimë nxit jashtëqitjen në konstipacione (kapsllëk). Ndërkohë sanëza është një bimë mjaft e mirë për edhe personat që kanë probleme me oreksin, pasi përdorimi i kësaj bime përmirëson oreksin.
Bima
Gentiana është bimë e gjelbër shumëvjeçare, me gjatësi deri në 140 cm, me fletë të mëdha dhe lule të verdha, të tubuara në një tubë lulesh, nën sqetull të fletës, në pjesën e sipërme të kërcellit. Sanëza ka rrënjë shumë të gjata e të thella në tokë deri në 1 metër. Në vitin e parë të jetës bima nxjerr vetëm një rozetë pranë rrënjës, kurse kërcellin zakonisht e nxjerr nga viti i tretë dhe i katërt i jetës së saj. Kërcelli ka lartësi deri në 1.5 metër. Gjethet janë në formë vezake, kurse lulet janë të shumta dhe me ngjyrë të verdhë. Sanëza lulëzon gjatë muajve korrik-gusht. Drogën e përbën rrënja e tharë dhe rizoma e mbledhur dhe e tharë në vjeshtë. Rizoma është e shkurtër, e degëzuar me disa rrënjë të gjata e të trasha. Rrënja e freskët është e butë, preket lehtë dhe nga brenda është e bardhë.
Përhapja gjeografike
Kjo bimë rritet në livadhet malore, lëndina, kullosa dhe në malet e rralla, me lartësi mbidetare deri 2.500 metër. Sanza është e pranishme sidomos në rajonin e Ballkanit, në Evropën e Mesme dhe Jugore dhe në Azinë e Vogël. Në Kosovë, Gentiana gjendet në rrethinën e Prizrenit dhe atë të Pejës, me përjashtim në rajonet Pashtrik dhe në Koretnik. Gentiana, sot në të gjitha vendet e botës ku rritet, është nën mbrojtjen e shtetit për shkak të përdorimit të madh të saj dhe rrezikimit të ruajtjes së saj, për arsye se është bimë e cila shumëzohet në mënyrë vegjetative, me ndihmën e rizomeve dhe kokrrave, rasadeve nga farërat. Rizoma është cilindrike, në pjesën e sipërme e trashë, ndërsa në pjesën e poshtme e imtë me rrudha unazore. Rrënja është dobët e degëzuar me rrudha, e gjatë 20-40 cm dhe me trashësi 2-4 cm.
Pjesët e përdorshme
Droga (pjesa e përdorshme e bimës për mjekim) është e fortë nga jashtë, me ngjyrë të verdhë deri në të kuqe të mbyllët. Në ujë droga bymohet shumë. Në prerjen e rizomës, në mes shihet palca, ndërsa në rrënjë unaza kambiale, e cila ndan lëvoren e ngushtë nga druri që është tri herë më i gjerë. Erën e ka karakteristike, shijen së pari të ëmbël e pastaj shumë të ithët. Rrënja e Gentianës për përdorim medicinal duhet të jetë e stabilizuar dhe e pafermentuar. Droga e tillë fitohet kur rrënja pas nxjerrjes nga toka pastrohet së gjati, prehet dhe copëtohet në copa më të vogla dhe thahet shpejt në thartore të ngrohur në 50-60 shkallë celsius. Në këtë mënyrë fitohet rrënja me ngjyrë të verdhë të ndritshme, pa erë dhe me shije shumë të ithët.
Përdorimi në industri
Për përdorim në industri të alkooleve të hidhëta (rakisë, aperitivit, likereve etj.) kërkohet rrënjë e fermentuar. Kjo drogë, fitohet kur e gjithë bima, pas pastrimit, tubohet dhe ashtu lihet disa ditë të fermentohet. Pastaj, thahet rrënja e fermentuar e lincurës, e cila është me ngjyrë të kuqe të mbylltë (merko), me erë aromatike, të këndshme dhe më pak e ithët se ajo e fermentuar. Droga përmban afër 20 për qind genciopikrozide, pak alkaloid gencijanin, amarogentin, pastaj sheqerna të ndryshme: gencijanoz trisakaride, disakarid genciobioz, saharozë dhe sheqerna tjera: pektin, gentizin, vajra yndyrore, etj. Nuk ka amidon.
Shija
Shija e ithët e drogës vjen nga genciopikrozidi dhe amarogentina. Këto bashkëdyzime numërohen si derivate të monoterpenit dhe iridod-grupit. Duke qenë se në Gentianë ndodhen sheqernat e ndryshme të lira (gencianoza, genciobioza, sakaroza në sasi të përgjithshme mbi 15 për qind, të cilat lehtë mund të hidrolizohen deri te heksoza, të nënshtruara prishjes alkoolike, në disa shtete rrënja e freskët e Gentianës përdoret edhe si material për prodhimin e rakisë. Gentizina është substancë kristalore e verdhë, e cila lehtë mund të ndahet nga droga me mikrosublimacion në temperaturë 200-210 shkallë celsius, në formë të kristaleve gjylpanore, të cilat në tretjen ujore të NaOH, treten me ngjyrë të verdhë. Ky reaksion shfrytëzohet për identifikimin e rrënjëve të llojeve të Rumex-sit, si falsifikat i rrënjës së Gentianës.
Përdorimi
Rrënja e Gentianës është njëra prej drogave të hidhëta më të rëndësishme (amara pura). Në përdorimin mjekësor përdoret për punimin e ekstrakteve (Extractum Gentianae siçum), tinkturave të ndryshme (Tinctura Gentianae), verës medicinale (Vinum Gentianae ferratum), çajit të ithët (Species amarae), etj.
Përgatiti: Jonida Tashi
2 Prill 2008