Sanguineti me celular në Poeteka

30/04/2005 Për të mos i dalë rrenës, poetëve të ftuar në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë, Arjan Leka kishte menduar një befasi të dyfishtë.
Njëra i takonte pjesëmarrësve të Poetekës, kur në mungesë të poetit italian, 75-vjeçarit Edoardo Sanguinetit, ata dëgjuan zërin e tij.
“Më dhemb që nuk munda të vij, nuk kam qenë dhe nuk e njoh vendin tuaj. Do të kisha ardhur me kënaqësi, por shëndeti më ndali. Kam dëgjuar për vendin tuaj dhe do doja të njihja miq të rinj në Shqipëri. Ndoshta do të vij një ditë për të plotësuar mungesën fizike, por jo atë shpirtërore”. Përmes linjës telefonike, nga Italia, Sanguineti, ndoshta e kuptoi se sa ishte kurioziteti i poetëve shqiptarë për të njohur kolegun e tyre.
Kjo ishte befasia tjetër që ia siguroi shkrimtarit italian, ideatori i Festivalit të Poezisë, prap ndoshta, duke e bindur se sa me seriozitet ishte organizuar ajo pritje, e premtuar prej më shumë se një muaji. Për t’ia përforcuar këtë, në linjën telefonike prej më shumë se 10 minuta, u bë dhe leximi i një prej poezive të tij më të bukura në gjuhën shqipe. Për ata që e respektuan poetin italian, pa dyshim që ngjalli një lloj emocioni poetësh. Ndërsa disa lexime nga poezitë më të mira të Sanguinetit u bënë nga miku i tij, dhe ky tjetër poet italian i ftuar në festival, Claudio Pozzani. Por në poezinë e lartë të Sanguinetit u hoqën mbrëmë katër poetë nga letërsi të huaja, duke krijuar një kuartet në recitalin poetik në gjuhën italiane të shoqëruar nga pianisti Altin Shehu.
Nga Rumania, poeti Mircea Dinescu, nga Maqedonia, Ferid Muhiq, nga Italia arbëreshi Mario Bellizzi bashkë me poeten tjetër maqedonase, Kata Kulkova, dhanë ton gati skenik në performancën e vargjeve të Sanguinetit.
Për të hyrë më pas në labirinthet e poetit, Arjan Leka iu desh të ndalte, si njohje, më tepër te harkada që ka shoqëruar poezitë e Sanguinetit. Më pikantja, e prezantuar dje në ditën e dytë të festivalit, ishte Soneti, i ardhur në shqip, përkthyesi Erion Kristo, ka ruajtur të njëjtin origjinalitet katërdimensional që ka kjo poezi dhe në gjuhën italiane.
“Ky shkrimtar vjen si sfidë, si bashkim i dy skajeve të ndërprera në letërsinë italiane. Nga Marineti tek Sanguineti, është një hark kohor prej 50 vjetësh, duke u lidhur moderniteti me neomodernizmin”, tha Leka në kumtesën e tij. Se çfarë përfaqësonte Sanguineti në gjuhën italiane, kësaj do t’i takonte dhe sfidës që bëri poeti për të organizuar të njëjtën lëndë, duke u bërë simbol i neoavangardës italiane. Sanguineti e la Durrësin, qytetin ku organizohet festivali poetik që prej datës 27 prill, me premtimin se mund të vijë ndonjë ditë në Shqipëri, por vetëm pasi t’i përmirësohet gjendja shëndetësore, një arsye shumë e fortë kjo që e ndali të takonte miqtë e tij, të rinj poetë.
Sanguineti: “Poezia është si një rap”
Intervistë e Aleksandro Bottelli-t, marrë nga gazeta “Avveenire”, 5 tetor 2002
Dashuria juaj me fjalën poetike, a ishte një dashuri me shikim të parë?
Jo. Nuk mbaj mend ndonjë ngjarje të tillë të rrufeshme. Sigurisht është diçka shumë e lashtë. Por kujtoj një çast tjetër të rëndësishëm, atëherë kur vendosa të botoja disa poezi që po shkruaja. Kjo ndodhi në vitin 1951, me Laborintus, që më parë doli në revistë, e më pas në vitin 1965, u botua në një vëllim.
Një element me të cilin poezia juaj matet vazhdimisht është tingulli. Aq e vërtetë është kjo, sa që sot e kësaj dite, ju jeni poeti italian i gjallë më i muzikuar. Berio, Lombardi, Gorghi, Globokar, Razzi, janë vetëm disa nga kompozitorët që kanë hedhur në muzikë tekstet tuaja...
Janë arte simotra dhe, aq sa mund ta marrim me mend, kanë lindur njëherazi. Në të gjitha kulturat, në rastet më të njohura, poezia është përjetuar gjithmonë si diçka që “këndon”. Sipas të gjitha gjasave, ajo çka qëndron në bazë të çdo dukurie poetike, është një ceremoni me zanafillë magjike. Fillimisht, kjo mosndarje bën që të mos mbizotërojë njëra kundrejt tjetrës.
Duke folur për muzikën, do të prisnim të gjenim te vepra edhe ndonjë rep, ndoshta një nga llojet e sotme më efikase që shprehin modernitetin. Por jo. E megjithatë, ju keni qenë një nga intelektualët e parë në Itali që jeni interesuar për të...
Historia e rep-it ngjall mjaft kureshtje. Liberovici më propozoi të shkruaja një rep që duhej të bënte pjesë në repertorin e tij si kantautor. Asokohe i bëra një kundërpropozim, për të organizuar një spektakël. Nuk më interesonte të shkruaja një tekst rep-i, përveçse me synimin e një realizimi muzikor. Mund të kënaqem duke lexuar Arbusino-n, por nuk do t’i kisha shkruar kurrë tekstet e Arbusino-s apo diçka të ngjashme, sepse do të mendoja për një destinacion të veçantë muzikor. Kur sajova rep me Liberovicin, i dhashë materiale verbale edhe në prozë, përveç lirisë së zgjedhjes midis disa teksteve të mia poetike, duke ia lënë atij organizimin dhe montimin e veprimtarisë skenike dhe muzikore. Rep është një mënyrë “recitimi duke kënduar”, ose më mirë është një lloj recitimi i ritmuar.