Zyhdi Morava, pasaporta diplomatike shkrimtarëve
30/04/2005 Në mbyllje të seancës përfundimtare të Kuvendit të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, një kuvend që kishte deklaruar fillimin e punimeve të tij, gati dy muaj më parë, u zgjodh kryetari i ri i Lidhjes, Zyhdi Morava, i cili ka deklaruar se të drejtat e shkrimtarëve dhe artistëve do të jenë përparësia kryesore e tij
Seanca përfundimtare e Kuvendit të shumëpërfolur të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, u zhvillua dje në "klandestinitet" në sallën e konferencave të Muzeut Historik Kombëtar. Dyert e godinës së Lidhjes ishin mbyllur dhe askush nuk mund të të thoshte me saktësi se ku zhvillohej seanca për zgjedhjen e kryetarit dhe përfundimtare. Cigareshitësi, në vend të "sekretarit", të drejtonte me bindje te Muzeu Kombëtar. Ishin të pranishëm 207 persona në këtë seancë, ndërsa emrat e lakuar për postin e kryetarit ishin kryetari aktual, Limoz Dizdari, Zyhdi Morava dhe Hysen Sinani. Kuvendi i V i shkrimtarëve dhe artistëve ishte shndërruar prej kohësh në një mollë sherri dhe kishte mbetur pezull. Nga ana tjetër, edhe shkrimtarët apo artistët, anëtarë të Lidhjes apo jashtë saj, nuk reaguan me ç'ka ndodhi me Lidhjen. Në të shumtën e rasteve, qëndrimi i tyre ka qenë "mospërzierja në punët e një OJQ-je ku nuk marrim pjesë". Pika më e fortë e debatit, që, në fakt de jure është anashkaluar apo trajtuar në tavolina, në thelb ka qenë përpjekja për t’i dhënë fund abuzimit të një personi të vetëm, i cili shfrytëzonte një godinë, ku, sipas shkrimtarëve, do mund të realizoheshin shumë projekte. Ashtu si edhe në seancën e mëparshme, rivaliteti midis Dizdarit dhe Moravës është shfaqur sërish, por pa incidente. Në fund të votimit, delegatët pjesëmarrës kanë zgjedhur për kryetar të ri të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, Zyhdi Moravën, me 126 vota, pas tij u rendit Hysen Sinani me 50 vota, ndërsa kryetari aktual Dizdari, mori vetëm 19 vota. Gjatë seancës, shkrimtari Visar Zhiti reagoi me tone të ashpra, pasi po zhvillohej një "maskaradë" e vërtetë dhe ai nuk mund të pranonte të ishte një anëtar apo shkrimtar i Lidhjes me "tollon", duke grisur në mënyrë demonstrative fletët e votimit, duke u shprehur se kryetari i sapozgjedhur Morava, kishte shkelur çdo parim demokratik apo edhe respekt për dëshirën e secilit, në zgjedhjet personale.
Zyhdi Morava: Të drejtat e shkrimtarëve dhe artistëve, qëllimi im kryesor
Kryetari i ri i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, Zyhdi Morava, i kontaktuar me telefon, ka deklaruar për "Metropol" se, zgjedhja e tij nuk ka pasur asnjë kontestim, as nga pretendentët për këtë post dhe as nga delegatët e pranishëm. Ai është i bindur se zgjedhja e tij është rezultat i platformës së prezantur prej tij, një platformë, e cila ka në qendër të vëmendjes të drejtat e shkrimtarëve dhe artistëve, të cilat lenë shumë për të dëshiruar. "Qëllimi im për aq kohë sa do të jem kryetar i Lidhjes, do të jetë mbrojtja e të drejtave të shkrimtarëve dhe artistëve. Me këtë nënkuptoj në radhë të parë krijimin e të gjitha kushteve që anëtarët e Lidhjes të kenë të gjitha mundësitë për të lëvizur lirisht jashtë vendit, si një e drejtë themelore dhe e domosdoshme, pse jo edhe të paisen me pasaporta diplomatike. Gjithashtu një kërkesë tjetër do të jetë edhe në lidhje me pensionet e diferencuara, në mënyrë që ata të kenë një trajtim sa më dinjitoz, apo edhe krijimi i kushteve favorizuese për sa i përket kredive bankare", ka deklaruar Morava, duke shtuar se midis shumë nevojave që kanë shkrimtarët për një vend të rëndësishëm, do të zërë edhe përpjekja për punësimin e tyre. Ndërsa në lidhje me "përplasjen" e tij me Visar Zhitin, Morava ka theksuar se ka karakter personal dhe nuk mund të jetë aspak i lidhur me zgjedhjen e tij, apo edhe për të qenë publike.