Ligjet dhe Veprimtaritë Prodhuese miratojnë kredinë 50 milionë euro me fondin Abu Dhabi

07-02-2012 / Gazeta 55
Ndërtimi i autostradës Tiranë – Elbasan
Komisioni parlamentar i Veprimtarive Prodhuese ka miratuar dje me konsensus kredinë për ndërtimin e rrugës Tiranë – Elbasan. Kredia prej 50 milionë euro financohet nga Fondi për Zhvillim Abu Dhabi dhe do të përdoret për ndërtimin e segmenteve 1 dhe 3, rrugët para dhe pas tunelit. Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Rrugëve, Skënder Çota shpjegoi se, punimet për ndërtimin e kësaj rruge do të përfundojnë brenda afateve të parashikuara. Rruga Tiranë Elbasan ishte parashikuar të kapte një kosto totale ndërtimi prej 407 milionë euro. Çdo kah i rrugës do të ketë katër korsi me gjerësi nga 3.75 metra, plus një korsi emergjence në çdo kah.