Sanino tek Topi, vlerëson rivendosjen e dialogut politik
TIRANË-Presidenti i Republikës,Bamir Topi priti sot Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Evropian, Stefano Sanino, i cili shoqërohej nga Kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Etore Sekui.
Sic ben te ditur zyra per shtyp e Presidentit, Zyrtari i lartë i Komisionit Evropian, Stefano Sanino i shprehu Kreut të Shtetit shqiptar vlerësimin në ushtrimin e mëtejshëm të rolit institucional e kushtetues si President i Republikës së Shqipërisë. Në kuadrin e perspektivës evropiane të vendit tonë, zoti Sanino vlerësoi dialogun e nisur me miratimin e disa ligjeve që kërkojnë tre të pesta, siç ishte edhe zgjedhja e Avokatit të Popullit, por nënvizoi domosdoshmërinë ruajtjes së ritmit të të reformave integruese duke plotësuar dymbëdhjetë kriteret e vendosura nga Bashkimi Evropian për të marrë statusin e vendit kandidat nga ana e Shqipërisë.
Presidenti Topi, duke vlerësuar vizitën e radhës së zyrtarit të lartë të Komisionit Evropian si shprehje e një ndihmesës dhe angazhimit serioz në procesin e përpjekjeve për integrim të Shqipërisë, Kreu i Shtetit bëri një panoramë të situatës aktuale politike e institucionale në vend, duke u ndalur veçanërisht tek domosdoshmëria e bashkëpunimit dhe e dialogut konstruktiv mes forcave e aktorëve politikë për përmbushjen e kritereve dhe realizimin e të gjitha reformave të ndërmarra me synim integrimin zyrtar të vendit tonë në familjen evropiane.
Në këtë kuadër, Kreu i Shtetit, duke u përqendruar në tematika aktuale të realizimit të reformës zgjedhore, të rëndësisë së miratimit të Gjykatës Administrative, por dhe mbi ligje që kërkojnë një shumicë të cilësuar në Kuvend, vuri në dukje se “forcimi i demokracisë dhe konsolidimi i shtetit të së drejtës arrihen vetëm nëpërmjet mirëfunksionimit të institucioneve të pavarura kushtetuese e të drejtësisë”.
Gjatë këtij takimi pune, Presidenti Topi dhe Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Evropian, Stefano Sanino, nënvizuan domosdoshmërinë e arritjes së rezultateve konkrete pozitive nëpërmjet gjetjes së rrugëve për bashkëpunim, mirëkuptim dhe vullnet politik të të gjithë aktorëve dhe faktorëve politikë, pasi vetëm në këtë mënyrë do të mund të realizohen projektet e së ardhmes evropiane të shqiptarëve.
(d.b/BalkanWeb)