E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moti i keq, bllokohen rrugët në zonat e Pukës. Borë e shi në vend

TIRANË-Moti i keq me shi, erë dhe borë që ka përfshirë vendin ka shkaktuar problematikë në qarkullimin e automjeteve. Nga informacionet më të fundit nga Ministria e Punëve Publike dhe Transporteve (MPPT) mësohet se gjendja më e vështirë paraqitet në Pukë. Kështu të bllokuara nga bora dhe ortekët rezultojnë Qafe Mali-Qafe Shllak, Qafe Mali-Fierze, ndërsa në zonën e Bulqizës e izoluar është Stëbleva. Ministria e Punëve Publike dhe Transportit i kërkon të gjithë drejtuesve të mjeteve që do të udhëtojnë në këto zona të jenë të pajisur me zinxhirë per shkak të trashësisë së madhe të bores, veç kësaj të janë të vëmëndshëm pasi ekziston mundësia e rënies së ortekëve.

Sipas të dhënave nga MPPT shumë akse në veri qarkullohen vetëm me zinnxhrë për shkak të borës që ende vijon të bjerë, kurse pjesa tjetër e rrugëve nacionale janë të hapura.

Ja të dhënat nga MPPT
Dibër
Vazhdojnë rreshjet e borës të shoqëruara me erëra te forta, stuhi bore, fortune. Në aksin kryesor Ura e Skurajve-Klos-Bulqizë-Peshkopi-Muhur-Q.Draj, deri në Reç qarkullohet me zinxhirë. Segmenti në vazhdim deri në Q.Draj është i bllokuar.
Situata më problematike paraqitet në setorin e Bulqizës seg. Bajkal-Q.Bualli ku qarkullimi kryhet me shumë vështirësi, me zinxhirë për shkak të pamjes së kufizuar nga era e fortë. Aksi Qafë Bualli-Krastë qarkullohet me zinxhirë. Aksi Ura e Çerenecit-Stëblevë deri në Ostren i Vogël qarkullohet me zinxhirë, në vazhdim deri në Stëblevë e bllokuar. Situata ndiqet në vazhdimësi për të gjithë akset.
Elbasan
Në Q.Krrabë në aksin Elbasan-Kaçolitë, Librazhd-Prrenjas-Q.Thanë qarkullimi kryhet pa probleme, pa zinxhirë. Aksi K/Labinot Fushë- Monument Bizë e kalueshme deri në Qafën e Shmilit. Aksi Librazhd-Stëblevë deri në F.Studë qarkullohet me zinxhirë, pjesa në vazhdim 2km. është e bllokuar deri në Stëblevë. Po punohet me të gjitha mjetet për hapjen e këtij segmenti.
Korçë
Ka rreshje bore, por qarkullimi në aksin kryesor, kryhet pa probleme. Në aksin Korçë-Qafë Qarri-Ersekë-Leskovik qarkullohet me zinxhirë. Rruga e Dardhës dhe e Voskopojës janë të kalueshme me zinxhirë.

Kukës
Ka rreshje bore dhe për shkak të erërave të forta dhe temp. të ulta, seg. i autostradës, dalje Tuneli-F.Dukagjin qarkullohet me zinxhirë. Seg. deri në Morinë qarkullohet pa zinxhirë. Po punohet me të gjitha mjetet për mbajtjen e situatës nën kontroll. Akset Kukës-Q.Shllak, Kukës-Krumë me zinxhirë. Aksi Krumë-Q.Prush qarkullohet pa zinxhirë.
Tropojë
vazhdon të bjerë shumë borë, në të gjitha akset qarkullohet me vështirësi, me zinxhirë. Aksi Krumë-Bajram Curri deri në Pac qarkullohet normalisht, më tej (në Q.Luzhë është rreth 2.3m borë) i bllokuar. Punohet me makineri për normalizimin e situatës. Aksi Kukës-Draj Reç deri në Bicaj qarkullohet normalisht. Segmenti Bicaj-Domaj me zinxhirë, pjesa në vazhdim deri në Draj.Reç është e bllokuar. Aksi Topojan-Shishtavec është i bllokuar. Vazhdon puna pa ndërprerje për përmirësimin e situatës.
Lezhë
Në aksin kryesor në autostradë, seg. Rrëshen-Hyrje e Tunelit qarkullimi kryhet me zinxhirë, po punohet për shpërndarjen e kripës. Aksi Rrëshen-Q.Benë qarkullohet pa zinxhirë.
Shkodër
Mbas orës 12.00 ka patur rreshje bore, dhe temperatura të ulta e ngrica në rrugë. Qakullimi kryhet pa zinxhirë në akset: K/Bushat-Bisht Jugë(Lezhë), Krye Bushat-Mjedë, Ura Baçallëk-Mabe, Harku Berdicës-Velipojë, Ura e Bunës-Murriqan, Shkodër-Q.Qelë.Aksi D/Laç-Koman qarkullohet pjesërisht me zinxhirë.
Pukë
Akset Q.Mali-Q.Shllak dhe Q.Mali-Fierzë janë bllokuar për shkak të ortekëve. Në akset Q.Qelë-Pukë-Q.Mali dhe K.Hadroj-Q.Benë qarkullohet me zinxhirë.
Tërheqim vëmëndjen për drejtuesit e mjeteve të jenë të paisur me zinxhirë per shkak të trashësisë së madhe të bores, veç kësaj të janë të vëmëndshëm pasi ekziston mundësia e rënies së ortekëve.
Rruga Milot – Kalimash: Vazhdojnë rreshjet e borës. Në seg.Milot-Rrëshen qarkullimi kryhet pa probleme, në vazhdim Rrëshen-F.Dukagjin qarkullimi i mjeteve kryhet me zinxhirë. Situata ndiqet në vazhdimësi.

Tiranë
Në aksin Tiranë-Q.Krrabë qarkullohet pa zinxhirë. Në aksin Trau-Q. Priskë-Q. Mollë-Rr. e Re për në komunën Shën Mëri, seg. Trau-Vilat Qeveritare qarkullohet pa probleme, në vazhdim deri në Q.Mollë qarkullohet me zinxhirë.

Vlorë
Të gjithë akset janë të hapura. Qarkullimi i mjeteve kryhet pa probleme.
Fier
Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve
Gjirokastër
Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve.
Durrës
Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve.
Berat
Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve.

(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Moti i keq, mbyllen shkollat në Pukë e Kukës Bulqizë, bora 2 metra bllokon punën në minierë Kukës, ngrin liqeni i Fierzës

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›