E Diel, 1 Nëntor 2026

Sannino në selinë e PS: Të zbatohet Plani i Veprimit, i nevojshëm konsensusi politik

22-03-2012 / Gazeta 55

Në ditën e dytë të vizitës në Tiranë, Drejtori i Përgjithshëm i Zgjerimit në Komisionin Europian, Stefano Sannino ka zhvilluar një takim me kreun e Partisë Socialiste Edi Rama. Sannino është shoqëruar nga ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Etore Sekui.
Qëllimi i vizitës së Sanninos në Tiranë është ecuria e planit të veprimit për 12 kushtet e kërkuar nga BE për integrimin e Shqipërisë.
Ditën e djeshme, kryeministri Berisha i dorëzoi drejtorit të Përgjithshëm të Zgjerimit në KE, dokumentin me planin e veprimit.

Në takimin e zhvilluar sot në selinë e PS, Sannino vlerësoi dialogun e arritur në Shqipëri gjatë muajve të fundit mes forcave politike, ndërsa përsëriti kërkesën e Brukselit, për zbatimin e Planit të Veprimit dhe ruajtjen e konsensusit politik si domosdoshmëri për miratimin e reformave të integrimit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›