Ekzekutim mafioz në mes të Tiranës, vdes 22-vjeçari
Tiranë-Një ekzekutim mafioz ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00 në mes të Tiranës. Një i ri 22 vjeçar është qëlluar me armë zjarri nga persona ende të pa identifikuar. Ngjarja ndodhi në një minikazino në bulevardin “Zogu i Parë”.
Burime nga policia bëjnë të ditur se viktima Alfred Gjata, 22 vjeç, pas plagosjes është shoqëruar në spitalin numër 2 në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ai nuk ma mundur ti mbijetojë plagëve të marra dhe si pasoje ka ndërruar jetë pak orë pas mbërritjes në spital. Ndërkohë bëhet e ditur se policia ka arritur të marrë njoftimin për plagosjen e Gjatës nga burimet spitalore. Kanë nisur hetimet në lidhje me këtë ngjarje për të zbardhur shkaqet e saj.