E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tregtimi i mishit ne Berat jashte standardeve

Therrja dhe tregtimi i mishit në qytetin e Beratit kryhet në kushte jo konform ligjit duke rrezikuar jetën e konsumatorëve. Alarmi është dhënë nga Prefekti i qarkut Berat Bujar Hoxhaj, i cili ka mbledhur në ambientet e prefekturës krerët e Drejtorisë së Bujqësisë, Shëndetit Publik, Higjienës si dhe përfaqësues të tjerë të Pushtetit Lokal. Prefekti Hoxhaj ka kërkuar mbylljen e ish markatës dhe ngritjen e një grupi task-forcë për mbikëqyrjen e tregtimit të mishit.

Para dy javësh është dhënë urdhër për mbylljen e aktivitetit nga Agjensia Rajonale e Higjienës dhe kjo i është përcjellë drejtorisë së Bujqësisë. Por me gjithë vendimin, ende nuk është marrë asnjë masë dhe merkata rezulton e pambyllur .Në qytetin e Beratit kryejnë aktivitet 3 thertore si dhe 5 pika shitje në masë, gjë që sipas konstatimit të institucionit të Prefektit të qarkut, mishi që tregtohet mbetet ende një problem që kërkon zgjidhje. Për këtë arsye, prefekti Hoxhaj ka urdhëruar ngritjen e nje grupi task-force për mbikqyrjen e tregtimit të mishit ndërsa ka evidentuar se një tjetër shqetësim është edhe ajo e vaksinimit të bagëtisë në fshatra.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›