E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarajeve, PES: Shqiperia pa viza deri ne korrik

TIRANE- Partia Europiane Socialiste miraton një deklaratë sipas së cilës kërkon që vendet e Ballkanit të integrohen në Bashkimin Europian brenda 2014.Gjithashtu PES kërkon që Shqipërisë ti heqin vizat deri në muajin korrik.

Partisë Evropiane Socialsite organizoi  konferencen "Shoqëritë progresive në Ballkan” gjate dy diteve 30- 31 mars ne kryeqytetin e Bosnje Hercegovines.

Ne te ishte i pranishem edhe Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama. Ai kerkoi mbështetje për mundësimin e udhëtimit të lirë nëpër Europë pa viza ashtu si dhe për të gjithë qytetarët e tjerë të Europës apo dhe të rajonit.
"Anëtarësia në BE është projekti ynë politik i transformimit dhe i demokratizimit. Është e rëndësishme që të ndërtojmë Europën në vendet tona, por është po ashtu e rëndësishme që Europa të mos i zbehë ambiciet dhe standardet në marrëdhëniet e saj me vendet e Ballkanit perëndimor. Objektivi i BE në Shqipëri nuk mund të jetë më thjesht stabiliteti."- nenvizoi Rama.

Duke theksuar rëndësinë e këtyre konferencave Rama ftoj PES që takimin e radhës ta organizojë në Tiranë dhe “shpresoj që në takimin tjetër qytetarët e Sarajevës dhe qyetarët e Shqipërisë do të jenë të lire të udhëtojnë nëpër Europë pa viza.”

Kreu socialist, u shoqërua edhe nga sekretarja ndërkombëtare, Arta Dade e deputetët Ditmir Bushati e Arben Ahmetaj. Në këtë aktivitet marrin pjesë edhe përfaqësues të LSI-së.

Nje dite me pare PS informoi se Edi Rama i ka shkruar një letër Komisionerit për Zgjerim në BE, Stefan Fule mbi krizën në të cilën është futur klasa politike shqiptare. Qe ne fillim te letres, kreu socialist shprehu optimizmin e tij per liberalizimin e vizave me Bashkimin Europian, ndërsa ngriti shqetësimin për rëndimin e situatës në Shqipëri për shkak të ngritjes së "një komisioni hetimor të njëanshëm dhe antikushtetues."
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›