Sulmi izraelit, tre maqedonasit së shpejti në shtëpi

Tre shtetasit maqedonas që ndodheshin në paraburgim në burgun e Bershevës në Izrael pritet të mbërrijnë së shpejti në Maqedoni. Deportimi i Jasmin Rexhepit, Sami Eminit dhe Sead Ramadanit ka nisur nëpërmjet itinerarit BerShevë, Stamboll e më pas në Shkup. Sipas familjarëve të tyre, tre aktivistët u liruan nga burgu i qytetit Ber Sheva në orët e mëngjesit dhe më pas u dërguan në aeroportin e Tel Avivit, ndërkohë që kanë takuar edhe ambasadorin e Maqedonisë në Izrael, Pajo Aviroviç.
Si kusht për proçesin e deportimit, aktivistët kanë pranuar të firmosnin një dokument ku kanë pranuar se kanë hyrë ilegalisht në Izrael. Rexhepi, Emini dhe Ramadani ishin pjesë e grupit humanitar që u sulmua nga forcat izraelite në ujërat ndërkombëtare në afërsi të Gazës, ku humbën jetën 9 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.
ALSAT