E Shtunë, 31 Tetor 2026

BSH: Eksportet, rritje progresive në 3-mujorin e parë 2008



Eksportet shqiptare gjatë muajve të parë të vitit 2008 kanë shënuar rritje progresive në raport me tremujorin e fundit si dhe me tremujorin e parë të vitit të kaluar, respektivisht me 4% dhe me 13%, bëri të ditur Banka e Shqipërisë në raportin e saj të fundit.

Sipas raportit të BSH-së, eksportet janë rritur kryesisht për prodhimet industriale, lëkurë, bimë mjekësore, bujqësore etj. Por ndërkohë për të njëjtën periudhë, Banka Qendrore në raportin e saj vëren se për importet, me gjithë rënien e konsiderueshme në raport me fundin e vitit 2007, janë rreth 17% më të larta se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Ekspertët vërejnë se kostot e shkaktuara nga rritja e çmimeve të lëndëve të para, të naftës dhe të produkteve ushqimore pritet të vazhdojnë të ushtrojnë presione të drejtpërdrejta mbi çmimet e konsumit dhe të japin ndikime të tërthorta mbi çmimet e prodhimit dhe transaksionet tregtare.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›