E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë, 100 qytetarë bëhen pronarë të ligjshëm

19/03/2009  Objektet informale në fshatin Bedenesh

SARANDË - Njëqind qytetarë të Sarandës dhe banorë të Berdeneshit janë bërë të mërkurën pronarë të objekteve të ndërtuara prej tyre, deri tani të konsideruara informale. Ata janë ndjerë zyrtarisht të tillë, pasi kanë marrë në dorë lejen e legalizimit, në përfundim të procedurave ligjore të strukturës së ALUIZNI-t. Shaban Memia, drejtor i përgjithshëm i ALUIZNI-t, e ka vlerësuar të vështirë e kompleks procesin e legalizimeve, që pas dy vitesh punë të vullnetshme dhe profesionale, shënon finalizimin e parë edhe për ndërtimet e Sarandës. 100 objektet e para që kanë mbërritur në fundin e procesit të gjatë të formalizimit dhe legalizimit, ndodhen në lagjen nr. 1 të Sarandës, në zonën prapa hotel “Butrinti” dhe në fshatin Berdenesh. Dokumentacioni është gati edhe për katër territore të tjera, për lagjen nr. 3, nr. 4, për pjesën e Berdeneshit dhe për 400 objekte në Ksamil, që në total bëjnë 900 objekte.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›