Përdhunuesi i 10-vjeçarit mbetet në burg përjetë
19/03/2009 Shpëtim Ziza: “Dua të përballem me vrasësin e vërtetë, nuk jam unë ai”
Apeli dënon dhunuesin dhe vrasësin e Besim Çengës, ngjarja ndodhi në Peshkopi
TIRANË- Gjykata dënoi me burgim të përjetshëm 20-vjeçarin që përdhunoi e vrau pa mëshirë një fëmijë 10 vjeç. Duke marrë shkak nga historia e tmerrshme që ndodhi në Dibër nga veprimet e Shpëtim Zizës vetëm 20 vjeç, Gjykata e Apelit vendosi të mos e ndryshojë vendimin e gjykatës së Dibrës për ta lënë në burg të përjetshëm monstrën. Vendimi i djeshëm është i formës së prerë. Ishte Raman Qinami, kryesues i trupit gjykues. Por vetë Ziza ka folur.
Mohimi i vrasjes
Përpara gjykatës Ziza deklaroi se nuk e ka kryer ai krimin. “Dua të përballohem me Ermal Shurkun, ai e ka vrarë fëmijën me doreza plastike. Mua më vuri pistoletën në kokë dhe më tha që ta pranoja krimin. Kisha frikë se mos më vriste ai ose shokët e tij, nëse nuk deklaroja siç më thanë”, ka treguar dje para gjykatës i pandehuri Shpëtim Ziza. Nga ana tjetër avokati mbrojtës i ka kërkuar gjykatës që të kryheshin edhe disa ekspertiza ADN-je, për disa njolla gjaku që ishin gjetur tek viktima, pasi këto të fundit do të hidhnin dritë për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Prokurori i çështjes i kërkoi dje gjykatës lënien në fuqi të vendimit të dhënë nga ana e gjykatës së Dibrës. Sipas prokurorit, më datë 24 tetor të vitit 2007 Ylli Çengo ka bërë një padi në komisarit për humbjen e djalit të tij, Bekim Çengës, ndërsa më datën 27 tetor të vitit 2007 është gjetur trupi i pajetë i tij.
Vrasja makabër
Prokurori shpjegoi se më datën 23 tetor viktima ka qenë duke u kthyer nga shkolla, kur është ndalur nga i pandehuri Shpëtim Ziza. Nga hetimet ka rezultuar se i pandehuri i kishte kërkuar që të shkonte në banesën e tij dhe pasi të linte çantën e shkollës, të zbriste sërish poshtë dhe të luanin bashkë. Viktima pasi është kthyer poshtë ka shkuar së bashku me Zizën, kishin shkuar pranë një ferre ku kishte strehën Ziza. Aty, sipas akuzës, i pandehuri i ka kërkuar që të kryenin marrëdhënie homoseksuale bashkë, por viktima nuk kishte pranuar. Prokurori shpjegoi se Ziza i ka kërkuar të miturit që të mos tregonte, por duke mos pasur besim te 10-vjeçari, Ziza kishte hequr lidhësen e këpucëve të tij dhe më pas të atleteve të Çengës, ku më pas e ka mbytur.
Deklarata e avokatit mbrojtës
“Klienti im ka nevojë për mjekim psikiatrik”
Avokati mbrojtës i kërkoi dje Gjykatës së Apelit rishqyrtimin e çështjes sërish në gjykatën e Dibrës nga një tjetër trup gjykues. Sipas mbrojtësit Islam Llapi, Shpëtim Ziza është me prapambetje mendore, si dhe vuante nga epilepsia psikomotore që në fëmijëri dhe çrregullime afektive që prej disa vitesh. “Ziza nuk është i përgjegjshëm para ligjit për veprat penale që kryen. Ai ka nevojë për mjekim të detyruar psikiatrik ambulator”, ka argumentuar dje avokati Llapi. Më tej ai i ka bërë të ditur gjykatës se një tjetër shkelje e rëndë e rregullave procedurale është dhe fakti që të njëjtët gjyqtar, Kastriot Selita dhe Edmond Goga kanë gjykuar çështjen e Shpëtim Zizës duke vendosur heqjen e zotësisë së tij për të vepruar dhe caktimin e një kujdestari të posaçëm. Sipas mbrojtësit, kanë qenë serish këta gjyqtarë, të cilët kanë gjykuar çështjen, ku me vendimin numër 57 të datës 3 maj të vitit të kaluar, kanë dënuar me burgim përjetë të pandehurin. Në fund mbrojtja ka argumentuar se kësaj çështjeje i ka munguar një vendim i drejtë dhe i gjithanshëm, duke lënë pa u kryer veprime me rëndësi të madhe, të cilat mund të ndryshojnë përfundimin e kësaj çështjeje.