Rama: Denoncimin e qytetarit për kërcënim vote, do e bëjmë pjesë të akuzës penale
Kreu socialist ka mbyllur fushatën e tij elektorale në qytetin e Përrenjasit, Pogradecit dhe të Korçës. Ai është angazhuar se me votën që do të japin qytetarët për nr. 33 për forcën më të madhe të opozitës ai dhe ekipi i tij do të bëjnë më shumë se çfarë është bërë në 18 vjet bashkë për Përrenjasin, Pogradecin e Korçë, për punësim për zhdukjen e varfërisë dhe një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të të gjithë shqiptarëve, ku secili do të ketë të drejtën të jetojë me punë të ndershme.
Drejtorët, shefat, kryetarët e komunave, që janë bërë bashkë për të mbajtur pushtetin e Sali Berishës duke kërcënuar njerëzit, duhet ta lënë kryeplakun e politikës së vjetër në fatin e tij dhe të shohin mirë punën e tyre, sepse çdo denoncim të çdo qytetari për kërcënim, për marrjen e votës me pahir, ne do ta bëjmë pjesë të akuzës penale që do të ngremë për të gjithë ata që do të guxojnë të kërcënojnë mësuesit, mjekët, nëpunësit, njerëzit në nevojë për ndihmë ekonomike, shtoi ai. Në ndalesën e radhës në Pogradec, Edi Rama dhe ekipi i deputetëve të qarkut të Korçës janë shprehur optimist për fitoren, që nuk është një fitore thjesht dhe vetëm e PS, por e gjithë popullit shqiptar që është i dëshiruar për ndryshimin, kanë 18 vjet që e presin dhe nuk po e prekin. Më 28 qershor, vota e secilit prej jush nuk është një votë e zakonshme, por është një votë, që ngjan si dy pika uji me votën e vitit 1992, kur u mbyll një epokë dhe u hap një epokë tjetër dhe është një votë me të cilën ju do të merrni pjesë në një histori të jashtëzakonshme që do ta shkruajnë njerëzit e zakonshëm të këtij vendi. Duke votuar numrin 33 ju do të firmosni emrin tuaj në faqen e re të historisë, që ne do ta hapim më 28 qershor, veçoi ai. Ndërsa në ndalesën e tij në qytetin e Korçës, Edi Rama shtë angazhuar për ndryshimin, që do të shkojë në çdo familje shqiptare pavarësisht nëse janë socialist apo demokratë.