E Diel, 1 Nëntor 2026

DASH: Klinton nuk i ka kërkuar qeverisë shqiptare të rishikojë ligjin e dosjeve

Deklarata komprometon qëndrimin kundër ligjit nga ambasadorit Uidhers
Një tjetër deklaratë bombë del nga DASH, sekretarja e shtetit Hilary Clinton nuk i ka kërkuar kryeministrit shqiptar për të rishikuar ligjin e dosjeve. Ndërkohë që i kundërt është reagimi i ambasadorit Uidhers për këtë çështje. Ai gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë në një linjë vale me kërkesat e kryeopozitarit Rama në kërkesën e tij për rishikimin e ligjit të dosjeve. Deklarata e djeshme e vë në pozitë komprometuese ambasadorin amerikan, për arsye se qëndrimi i tij gjatë këtyre kohëve ka qenë diametralisht i kundërt me atë të shefave të ti në Departamentin e Shtetit. Deklarata e djeshme e zyrtarit amerikan vjen si një kundërpërgjigje ndaj intervistës së fundit të zotit Uidhers. Tashmë qëndrimi i ambasadorit amerikan është diametralisht i kundërt me atë të qeverisë së tij. Është fakt siç e thamë më sipër që ky ambasador gjatë gjithë këtyre muajve të fundit ka mbajtur qëndrim të sinkronizuar me Edi Ramën. Ky ambasador ka kohë që e ka kompromentuar qëndrimin e tij me deklaratat e tij kontradiktore. Tashmë para qytetarëve shqiptarë dhe politikës shqiptare e cila sinjalet e ambasadorit i shikon si sinjale të shtetit amerikan është dyzuese në qëndrimin diametralisht të kundërt me atë të shtetit amerikan të bërë publik dje nga zyrtari i DASH.
Deklarata e zyrtarit të DASH
Sipas një zyrtari të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, sekretarja amerikane e shtetit, Clinton pas takimit me kryeministrin Berisha është shprehur e gëzuar për faktin që Shqipëria do të bëhet anëtare e NATO-s. Ndër të tjera, zyrtari i lartë i DASH ka bërë të ditur se në këtë takim është diskutuar rreth planeve amerikane për të mbyllur objektin e paraburgimit në bazën Guantanamo si dhe për statusin e ardhshëm të personave që mbahen atje. Por zyrtari nuk tha nëse zonja Clinton i kishte kërkuar Shqipërisë që të pranojë më shumë ujgurë ose persona të tjerë që mbahen në Guantanamo, duke e quajtur këtë një çështje tepër sensitive. Sipas zyrtarit, zoti Berisha falënderoi Shtetet e Bashkuara lidhur me përpjekjet që bënë për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, duke thënë se këto përpjekje ishin jetike. Zoti Berisha i tha Sekretares së Shtetit se qeveria e Shqipërisë është e angazhuar për të luftuar krimin e organizuar që është një problem i madh në Shqipëri por se ka bërë përparim të madh në këtë aspekt. Zyrtari tha se zonja Klinton kishte ngritur çështjen e zgjedhjeve të ardhshme në Shqipëri duke shprehur preokupim për sa i përket ndershmërisë në fushën e lojës. Zoti Berisha, tha ai, e siguroi Sekretaren e Shtetit se do të bënte gjithçka të mundur që zgjedhjet të jenë të lira dhe të drejta, duke ftuar vëzhgues dhe se do të respektojë plotësisht vullnetin e popullit shqiptar. Zyrtari tha se zoti Berisha diskutoi në hollësi të konsiderueshme me zonjën Klinton mbi ligjin e dosjeve në Shqipëri. Sekretarja e Shtetit, sipas zyrtarit, tha se i vlerësonte sigurimet e dhëna nga zoti Berisha për këtë çështje dhe ajo falënderoi kryeministrin e Shqipërisë për kontributin që vendi i tij ka dhënë në Afganistan. Ndërsa, sipas deklaratës së zevendësndihmës Sekretari të Shtetit Stjuart Xhons pas takimit të kryeministrit Sali Berisha me Sekretaren e Shtetit Hilari Klinton, Uashingtoni nuk ka bërë asnjë sugjerim ndaj qeverisë shqiptare për sa i përket ligjit të shumëdebatuar të lustracionit.
 Ne nuk i bëmë ndonjë sugjerim kryeministrit në lidhje me këtë ligj, por ai vetë na dha sugjerimet, të cilat ne i mirëpresim,qartësoi zv/ndihmës Sekretari Xhons, për mediat. Në deklaratën e tij Xhons, tha se Kryeministri Berisha e siguroi Sekretaren e Shtetit se në lidhje me ligjin e dosjeve, nuk do të ketë gjueti shtrigash, por do të ndiqen të gjitha proceset kushtetuese, e se qeveria nuk do të ndërhyjë në këtë proces.

Email This Klikime: 403

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›