Sarandë, aplikimi për kartat, inekzistent në 4 komuna
Pas Bashkisë së Sarandës, Bashkisë së Delvinës dhe Komunës së Livadhjasë, ku nisi për herë të parë aplikimi për kartat elektronike, ditën e djeshme i është shtuar këtyre njësive edhe zyrat e aplikimit të çelura në komunën e Ksamilit, Lukovës, Xarrës, Mesopotamit dhe Alikos. Burime informacioni nga nënprefektura e Sarandës bëjnë të ditur se numri i aplikantëve të deritanishëm është 7500 persona.
Të njëjtat burime bëjnë me dije, se ende nuk ka nisur procesi në komunën e Finiqit, Dhivrit, Vergoit, Markatit dhe Bashkinë e Konispolit. Nisja e procesit të aplikimit për pajisjen me kartat elektronike dhe pasaportat biometrike në bashkinë e Konispolit, sipas punonjësve të nënprefekturës së Sarandës, është lënë për të filluar në një fazë të tretë. Në bashkinë e Sarandës ka filluar shpërndarja e kartave të përgatitura pas aplikimit deri në fund të muajit mars. Sasia e kartave të gatshme për të shkuar tek aplikantët është rreth 3 mijë copë. Ky numër në krahasim me votuesit që duhet të aplikojnë është ende i ulët, sipas kontestimeve të partive politike . Numuri i votuesve, vetëm në Bashkinë e Sarandës , është 30 300 persona , që nisur nga ditët e mbetura në dispozicion ve në rrizik procesin.