E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çkam parë e çkam dëgjuar në Tiranë Pas Vdekjes

Nga Hyskë BOROBOJKA
Nuk e kam fjalën për komedinë e Çajupit me këtë emër, por ca dukurira të shëmtuara, që ta sjellin shpirtin në majë të hundës. Në shtëpinë e një qytetari trokiti dera. Ishte postieri me çantë në sup, që sillte një letër nga Gjykata e Lartë. Në të thuhej se ai e kishte fituar gjyqin për pronën e grabitur. Qytetari për të gjetur të drejtën e të fitonte pronën kishte ardhur vërdallë vite të tëra nga njëra zyrë e nga njëri kat në tjetrin. Kur postieri solli zarfin, të zotët e shtëpisë i thanë, se i ndjeri kishte gjashtë muaj që kishte shkuar në botën tjetër.
-Shpejt u kujtua drejtësia të vendosë drejtësinë! e qortuan postierin sikur të ishte ai shkaktar i kësaj vonese.
-Ti rrojnë fëmija dhe u pastë lënë uratën! ngushëlloi ai dhe u largua andej nga kishte ardhur.
Kjo ndodhi, kur gjyqet zvarriten, jo me ditë javë e muaj, por me vite, aq sa kur jepet vendimi nga të tre shkallet e gjykatave, disa që janë të thyer në moshë, u soset vaji i kandilit e shkojnë të gjejnë drejtësinë në botën tjetër. Proceset gjyqësore shtyhen nga njëra seancë në tjetrën, pasi njëherë mungon sekretaria, herën tjetër sëmuret gjyqtarja, apo mungon avokati mbrojtës. Ndodh shpesh, që avokatët, që mungojnë në proceset gjyqësore, njoftojnë me celular, se ndodhen në një proces tjetër gjyqësor (nuk përjashtohet rasti kur ai ka kapur një gjah të mirë dhe bën Pazar të mbarë me të në kafene). Thonë se për avokatët mbrojtës, që janë shkaktarë për shtyrjen e proceseve gjyqësore, nuk është marrë asnjë masë ndëshkimore, edhe pse është vënë në dijeni Dhoma e Avokatisë. Dhe deri sa nuk u bije njeri më qafë, nuk heqin dorë nga mungesat në seancat. Ku ka më mirë se të kullotësh në dy grazhe, se helbete, njëra dorë lan tjetrën dhe të dyja njollosin drejtësinë.
Grackat
Në fshat, fëmijët ngrinin gracka për të zënë  mëllenja sqepverdha, zogj gushëkuqë apo thëllëza këmbëkuqe, kurse në kryeqytet punën e grackave për të zënë shpendë, e bëjnë pusetat pa kapakë për të zënë qytetarët brenda tyre. Në disa rrugë të Tiranës, edhe pse trotuaret kanë mbaruar me kohë së ndërtuari apo së rregulluari, pusetat e tyre shpesh janë pa kapakë, pasi i kanë gjuajtur grabitësit për ti tregtuar për skrap, ashtu si kanë bërë edhe me kazanët e rinj të plehrave, që u kanë hequr rrotat për ti përdoruar për karrocat e tyre të dorës. Grabitja e kapakëve të pusetave është bërë një burim fitimprurës për ta. Dihet nga të gjithë se ato shiten për skrap, por deri tani nuk u ka rënë askush më qafë, madje edhe policët e shumtë të Bashkisë të Tiranës, i mbajnë sehir. Prandaj grabitësit e tyre janë  njerëz të zotë e trima të rrallë, që vazhdojnë ti grabisin kapakët e pusetave pa i vendosur mirë. Harrojnë se pusetat pa kapak mund ti lënë sakat apo tu marrin edhe jetën qytetarëve e, sidomos fëmijëve, që luajnë afër tyre. Me siguri që ndonjë viktime të tyre, në njoftimin e vdekjes të varura në muret apo në fasadat, do të thuhet: Ndërroi jeta nga pusetat pa kapak?!.
Kur qeshin e qajnë përmendoret
Në ato kohë, kur do të ndërtohej piramida e madhe e diktatorit, u mor vendim të shpronësohej nga trualli Naim Frashëri., duke e lënë Poetin Kombëtar pa pronë.
-Eja në truallin tonë, se gjaku nuk bëhet ujë! i thanë vëllezërit, Avdyli dhe Samiu.
Poeti i falenderoi për zemërgjerësinë e treguar dhe zuri vend pranë tyre.. Edhe pse të tre vëllezërit u bashkuan, përsëri nuk i lanë të qetë. Herë ua zënë diellin e shikimin, e herë u bëjnë hije pallatet e larta e lokalet dhe ua prishin qetësinë me zhurmat e ulërimat, daullet dhe pizgat e kafeneve, duke i mërzitur aq shumë, aq sa Naimi reciton orë e çast vargjet e tij: Jashtë, jashtë nga qyteti, nga rrëmuja nga rrëmeti!. Ndërsa Samiu po mundohet të shkruajë një libër të ri për traditën e fatin e vëllezërve Frashëri Çkanë qenë, si i kanë braktisur në pronën e tyre, e si do të jenë. Pjesa e tretë si do të jenë është vështirë, se nuk dihet se çdo të ndodhë e si do tu vejë filli. Në qendër të kryeqytetit ndodhet edhe përmendorja e Gjergj Kastriotit, hipur mbi kalë. Por edhe ai ka gjetur belanë dhe nuk e lënë rehat. Thonë se në epokën e tufëzimit të bagëtive, e kishin thirrur në Ministrinë e Bujqësisë të dorëzonte kalin, mjaft e kishte mbajtur si pronë private, do të kolektivizohej bashkë me kuajt e tjerë. Tani ka disa muaj që po gjen belanë me Bashkinë e Tiranës e me ca palo analistë, historianë e kalemxhinj e me ca qesharakë të tjerë, që e ofendojnë, bëjnë zhurmë e duan të lozin me fatin e Heroit Kombëtar. Na paskan ardhur edhe disa holandezë e ca belgë me projekte të mëdha. Njëri thotë ta heqim nga sheshi i tij, tjetri ta lëmë. Si do ti vejë filli kësaj pune nuk merret vesh. Ajo që shihet qartë është nënvlerësimi ndaj tij. Janë edhe dy përmendore të  Nënë Terezës. Një e gurtë, vendosur në anë të Universitetit të Tiranës dhe tjetra, 6 metra e lartë, e derdhur në bronz, në Rinas. Ajo e Tiranës nuk është më ikonë, por është kthyer në një kosh hedhurinash, ndërsa ajo e Rinasit, është përplasur me një nga makinat e tërbuara, duke i shkaktuar lëndime të rënda, aq sa është detyruar të humbasë ekuilibrin e të anojë nga e majta. Kjo vepër u përurua vitin e kaluar, por nuk pati fat të rezistojë, sepse, pa u mbushur viti u plagos e nuk po shërohet dot. Ministria e Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve, thotë se do ta rrethojë pronën e saj, që ta ruajmë nga dëmtimet e aksidentet, porKu ishe? Hiç gjëkundi! Çbëre? Asgjë! Do tregojmë vëmendjen dhe kujdesin që meritojnë ikonat kombëtarë!- thonë e zotohen shpesh ata që duhet të merren me to, por e thëna nga e bëra janë larg, prandaj edhe ato qëndrojnë të heshtura, të akullta, të lënduara, të harruara e të pavlerësuara.
Kulja-Lule, gushti- qershor
Më kërkonin një certifikatë të trungut familjar dhe shkova në Bashkinë e Tiranës. Zura vend në sallën e saj të bukur. Mora një numër dhe prita radhën. Bëra kërkesën dhe pyeta nëpunësen me bluzë të bardhë dhe shall të kuq në vend të kravatës:
-Kur të vij ta marr?
-Ditën e martë, në orën 14:30 e ke gati.
Porosinë e saj e vura vëth në vesh. Në ditën dhe orën e caktuar u ndodha në vend. Por, si duket, paskam qenë ters, jo vetëm numri që mora po edhe dita e martë. Kur lexova certifikatën me pulla, firmë e vulë, më vajti nofulla shtrembër, pasi nënës time (rahmet pastë atje ku ka rënë) ia kishin ndërruar emrin nga Kule në Lule, ndërsa muajin e lindjes të Nafijes time, kishin bërë një ndryshim të vogël. Deri në atë çast e dija, se bashkëshortja ime e nderuar kishte lindur në mes të gushtit, kurse certifikata që mora, vërtetonte se kishte ardhur në jetë në fillim të qershorit.
-Moj zonjë, - i thashë, - nëna ime e ka emrin Kule e jo Lule, ndërsa gruaja ime e dashur ka lindur në gusht e jo në qershor!?
Por kjo nëpunësja e bashkisë, me bluzë të bardhë e shall të kuq, që merrte paratë e shpërndante certifikatat, paska qenë shumë zevzeke, vërejtjen time e priti me këmbët e para e më qortoj se qenkam prapa botës, se isha goxha burrë dhe akoma nuk e kisha mësuar as emrin e nënës e as datëlindjes e gruas. I thirra guximit e desha ta sqaroja, se nuk kisha lajthitur unë, por certifikata që mbaja në dorë, por ajo mu kthye duke thirrur sa mori zë gjithë bashkia, bashkë me sheshin Skëndërbej;
-More zotni, e di se disa si ti po na heqën mendjen e kokës, prandaj merr një numër dhe prit radhën!
Çtë bëja, ajo të ka në dorë. Desha sdesha zbatova urdhëron e saj. Kësaj herë numri që mora më degdisi te një zonjë tjetër (zonjë apo zonjushe ishte, nuk e vë dorën në zjarr, se tani si çupat si gratë, njëlloj lyhen e ngjyhen). Kjo e mori në dorë certifikatën, e rrotulloi mbarë e prapë dhe u mundua të lidhej me telefon me nëpunësen e gjendjes civile që e kishte mbushur me symbyllur, po kushedi ku kishte shkuar ajo, për të shijuar një kafshe apo një punë tjetër e nuk po binte dot në gjurmë të saj. E mori certifikatën e shkoi brenda zyrave. Si prita një copë herë të madhe, më në fund erdhi me një certifikatë tjetër në dorë, të shkruar kësaj here, jo me germa, si këmbët e pulës, por me të gjitha rregullat e drejtshkrimit, ku emri i nënës time nuk

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›