E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kopshti i vishnjave në Teatrin Metropolitan

Pjesa teatrore Kopshti i vishnjave të Anton Çehovit me regji të Kiço Londos vjen për publikun deri në datën 3 maj, nga  enjtja deri të dielën në orën 21.00. Në rolet kryesore luajnë Eni Jani, Alban Krasniqi, Loredana Gjeci, Roland Saro, Bledar Naska, Adriana Tolka etj. Sipas regjisorit Londo, personazhi i vetëm i shfaqjes në fjalë do të jetë kopshti, ndërsa personazhe të gjalla do të jenë trungjet e vishnjave, të cilat flasin, dëgjojnë, këndojnë dhe heshtin. Kjo është hera e dytë që regjisori Kiço Londo vë në skenë një nga veprat e Çehovit. Në vitin 2003 ai ka ngjitur në skenën e Teatrit Kombëtar "Pulëbardhat".  Teatri Metropolitan është ngritur kryesisht për të krijuar një hapësirë artistike në kryeqytet, si dhe për t'u krijuar hapësira artistëve të rinj në zbulimin e talentit të tyre.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›