Motelet në sitë, ndalohet 19-vjeçarja
Sarandë-Policia e qytetit bregdetar gjatë një kontrolli të zhvilluar mbrëmjen e së premtes në hotelet dhe motelet e qytetit në kuadër të luftës antitrafik ka shoqëruar një vajzë 19-vjeçare që mësohet se shfrytëzohej si prostitutë. Sipas burimeve policore, vajza A.N nga Shënkolli i Lezhës, është kapur duke kryer marrëdhënie seksuale me një 69-vjeçar me inicialet Z.P. Ky i fundit ka rrëfyer për policinë se ishte joshur nga vajza për kryerjen e marrëdhënieve në këmbim të parave. Mësohet se vajza ka qenë e skeduar më parë si punonjëse seksi, ndërkohë që policia është duke hetuar për të rënë në gjurmë të tutorëve te saj