E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë e Mirditë, plagosen 4 vetë

 

SARANDE/MIRDITE - Aksidente me katër të plagosur ndodhën dje në Sarandë dhe Mirditë. Ngjarja e parë u shënua mëngjesin e së mërkurës në fshatin Nivicë, rreth 20 km larg qytetit të Sarandës. Sipas policisë, mjeti tip "Ford Fiesta" nga shpejtësia ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën e saj. Mjeti drejtohej nga kryefamiljari, ndërsa në të ndodheshin edhe tre pjesëtarë të familjes së tij. Për pasojë mbetën të plagosur F. Rapaj bashkëshortja e shoferit, 42 vjeçe, E. Rapaj, 16 vjeç dhe B. Rapaj 16 vjeçe. Menjëherë janë transportuar për në spitalin e qytetit ku kanë marrë ndihmën e shpejtë dhe janë tashmë jashtë rrezikut për jetën. Aksident ndodhi dje edhe në superstradën Rrëshen-Kalimash. Ngjarja ndodhi rreth orës 09:15 në fshatin Mashterkor të komunës Orosh në Mirditë. Sipas policisë, një mjet tip "Benz" me targa të huaja, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes, ka goditur duke dëmtuar shtetasen Dava Luka, 45 vjeçe, banuese në fshatin Mashterkor. Viktima u dërgua menjëherë në spitalin e qytetit të Rrëshenit, pasi kishte pësuar plagë e fraktura të rënda. Por pas ndihmës mjekësore ajo e kaloi rrezikun për jetën. sh.d/ r.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›