E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarandë, kapen 50 kg mariuanë, në kërkim 3 autorët

SARANDË - Operacioni i koduar 'Përtej kufinjve' ka sekuestruar 50 kg lëndë narkotike e dyshuar si mariuanë. Droga po transportohej me dy automjete nga fshati Lazarat në drejtim të Sarandës.

Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër ka konstatuar mbrëmë lëvizjet e dyshimta dhe është vënë në ndjekje, por trafikantët kanë devijuar rrugën duke u futur në drejtim të fshatit Çukë. Në afërsi të fshatit, autorët kanë braktisur mjetin dhe lëndën narkotike e ka hedhur në një vend anës rrugës, duke përfituar nga errësira. Automjeti tjetër i cili ishte bosh dhe ishte shoqërues i mjetit ku ishte lënda narkotike, ka vazhduar në drejtim të qytetit Sarandë por që nuk është bërë e mundur kapja e tij, pasi ka devijuar rrugën dhe nuk ka mbërritur në postobllokun e policisë.

Në bashkëpunim me forcat e Komisariatit të Policisë Sarandë u bë krehja e vendit dhe u organizuan kërkimet për kapjen e autorëve dhe mjetit tjetër i cili u largua në drejtim të paditur.

Gjatë natës, është ruajtur vendi i ngjarjes nga ana e Specialistëve dhe agjentëve të Sektorit të Luftës Kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër, ku gjatë natës një automjet tip fuoristradë Shervolet me traga amerikane ka tentuar të marrë lëndën narkotike, por pasi ka konstatuar shërbimet e policisë ka braktisur mjetin dhe është larguar me shpejtësi duke përfituar nga errësira.

Në orët e para të mëngjesit, pas kontrollit të imtësishëm të territorit, u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i lëndës narkotike nga Specialistët e Sektorit të Luftës Kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër. Në vendngjarje u sekuestruan dy çanta të mëdha ku brenda tyre ishin 50 pako të mbushura me lëndë narkotike të dyshuar si Mariuanë, ku secila pako mpeshonte nga një një kilogramë, si dhe automjeti tip Benz me targa gjermane i cili u braktis gjatë ndjekjes së policisë dhe automjeti tip Shervoletë Foristradë me targa amerikane.

Nga ana e Specialistëve të Sektorit të Luftës Kundër Krimit të Organizuar është bërë dokumentimi i plotë i kësaj ngjarjeje, identifikimi i autorëve që për arsye të hetimit nuk i bëjmë të ditur të dhënat e tyre dhe po punohet për arrestimin. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprën penale të trafikut të lëndëve narkotike.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›