E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarandë, kapet me armë pa leje kryeplaku i Senicës

Dy persona ku mes tyre edhe kryeplaku i fshatit Senicë të Delvinës janë arrestuar nga policia pasi janë kapur me armë pa leje. Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar kryeplaku Artan Miho, 41 vjeç dhe 19-vjeçari Artan Bala pasi gjatë kontrollit të ushtruar në ish postën kufitare në fshatin Leshnicë të cilën kryeplaku e përdorte si stan, policia gjeti 2 armë zjarri, model "Kallashnikov", si dhe 5 çanta sportive të zeza, të cilat dyshohet se ndoshta do të përdoreshin për trafik droge drejt Greqisë.
Ndërkohë ndaj Mihos është ngritur akuza, "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit" e kryer në kushtet e bashkëpunimit dhe në ngarkim të 19 vjeçarit Artan Bala është ngritur akuza "Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit" dhe "Moskallëzim të krimit".
Ndërkohë në brezin kufitar të Sarandës janë shtuar masat e sigurisë ditët e fundit pas episodeve të shumta të trafikimit të drogës drejt Igumenicës dhe Korfuzit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›