Sarandë, prangoset trafikanti i klandestinëve
Patrulla e shërbimit të Policisë Kufitare në bashkëpunim edhe me sektorin e luftës kundër trafikut të qenieve njerëzore dhe trafikut të klandestinëve ka vënë në pranga shtetasin Gazeli Muka nga fshati Shalës i komunës së Markatit, 59 vjeçc, pasi në makinën e tij tip xhip" po transportonte 6 persona drejt kufirit shtetëror me Greqinë, në afërsi të fshatit të tij të lindjes.
Patrulla e policisë e ndaloi favorizuesin e kaluesve klandestinë, pasi kishte kaluar fshatin Shalës dhe po i afrohej fshatit, Vërvë, ngjitur me kufirin. Në momentin flagrant, të ndaluarit i është zënë dhe sekuestruar një shumë të hollash në lekë dhe euro, që sipas deponimit të personave që ndodheshin në makinën e tij ishin pagesa e tyre në këmbim të favorizimit dhe udhëheqjes drejt shtigjeve që do të mundësonin kalimin e tyre pa dokumente. Sipas pohimeve të klandestinëve, Gazeli Muka po i transportonte pasagjerët në makinën xhip, nga ura e Kranesë mbi lumin e Bistricës me premtimin se do ti kalonte pa vështirësi, drejt kufirit në drejtim të Verves, duke shmangur postat policore të kontrollit kundrejt shpërblimit prej mbi 2 milionë lekësh të paguar prej tyre. Ndalimi i Mukës u bë duke i komunikuar atij akuzën e favorizimit të kalimit të paligjshëm të kufirit shtetëror kundrejt përfitimit të pagesave të pamerituara. Ndërsa për gjashtë shtetasit e mbërritur në ajonin e Sarandës nga rrethe të ndryshme të vendit, u mor masa e përkohshme e shoqërimit në komisariat, ku janë duke verifikuar pastërtinë e gjendjes së tyre juridike në rrethet e tyre. Për shtetasin Gazeli Muka, Prokuroria e Sarandës ka çelur dosjen dhe kompletimin e saj me hetime të mëtejshme për ta paraqitur atë në gjykatë.