Sarandë, shpërthen makina, dyshohet për tritol
SARANDË- Një makinë ka shpërthyer pasditen e djeshme në qytetin e Sarandës duke shkaktuar panik tek pushuesit e shumtë. Burimet e policisë që ndodheshin në vendin e ngjarjes pohuan dje se nga të dhënat ep ara dyshohet për një atentat me eksploziv. Makina është në pronësi të shtetasit Almin Manaj dhe mendohet se poshtë saj është vendosur lënda shpërthyese. Kjo pistë pritet që të konfirmohet edhe nga ekspertët e policisë shkencore pas kryerjes së analizave. Shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme materiale dhe asnjë pasojë në njerëz. Madje as vendi përreth makinës nuk është dëmtuar nga shpërthimi. Policia ka nisur hetimet por për momentin nuk ka bërë publike asnjë nga pistat e ngjarjes.