Shkodër, asgjësohen 3600 rrënjë canabis
SHKODER- Policia e Shkodrës ka asgjësuar paraditen e djeshme 3600 rrënjë bimë narkotike në komunat Temal e Shkrel. Sipas burimeve të policisë, në fshatin Kajvall, në një tokë të shpyllëzuar pa pronar, u zbuluan 4 parcela me 576 rrënjë bimë cannabis sattiva. Në Brushtull të po kësaj Komune, u konstatua një parcelë me 180 rrenjë canabis dhe në Toplanë u identifikua një parcelë me 65 rrënjë. Hetuesit pohuan se në fshatin Qerret të Komunës Temal u identifikuan 4 parcela me 825 rrënjë bimë cannabis sattiva dhe në Maklaj u bë e mundur identifikimi dhe asgjësimi i 2 parcelave të mbjella me 1154 rrënjë. Në asnjë prej këtyre rasateve nuk janë identifikuar personat që e kanë mbjellë bimën narkotike.