E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë, tritol dyqanit, dëmtohen banesat përreth

SARANDË- Një sasi e madhe tritoli e vendosur në një dyqan në lagjen numër 3 të qytetit të Sarandës, ka tronditur pak pas mesnatës qytetin bregdetar.

Policia bën me dije se nga forca e shpërthimit është shkatërruar tërësisht objekti, ndërsa ka patur dëme të tjera edhe në banesat përreth, duke qënë se dyqyani ndodhej në katin e parë të një pallati. Fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz.

Burime zyrare të policisë theksojnë se dyqani është në pronësi të Fani Gushaj, të cilit ma parë i është shkatërruar makina e tij personale nga një sasi eksplozivi.

Nga hetimet paraprake mësohet se është përdorur rreth 200 gram tritol, ndërsa ka nisur puna për zbulimin e autorëve. Policia po heton nëse shpërthimi në makinën e Gushaj dhe në biznesin e tij kanë lidhje.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›