Librazhd, gripi, rastet në spital nuk kanë lidhje me viktimat
Frika e përhapjes se ndonjë virusi vdekjeprurës në fshatin Librazhd Qendër ka kapur të gjithë banorët e kësaj zone, pas vdekjes së një 21 vjeçareje, një 12 vjeçari dhe shtrimit me urgjencë në spital të dy persnave të tjerë. Edhe pse jashtë kamerës, banorët e këtij fshati shprehen të friksuar se vdekja e një vajze dhe një fëmije mund të kenë ndodhur jo nga një grip i zakonshëm. Por nga ana tjetër vjen një lajm i mirë për dy të shtruarit në urgjencën e spitalit të Librazhdit, ku sipas mjekut roje Liman Mënalla, dy rastet e fundit nuk kanë lidhje me dy rastet që kanë përfunduar në vdekje.
Madje edhe vet Flutura Allkaj, nga fshati Librazhd Qendër shpjegon simtomat e sëmundjes së saj dhe gjendjen shëndetësore, tashmë të përmirësuar.
Por ajo që tashmë mbetet fakt, është vdekja e dy pacientëve në spitalin e Librazhdit me simptomat e një gripi të agravuar, ndërsa priten me interes edhe rezultatet e inspektimi të ISHP .