E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendimi i qeverise per financimin e rruges Tirane-Elbasan

Në mbledhjen e parë të qeverisë për vitin 2012, Këshilli i Ministrave, miratoi projektligjin për marrjen e një fondi në vlerën e 50 mln dollarë, që do të shkojë për ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan. Marrëveshja për këtë hua nënshkruhet mes qeverisë shqiptare dhe Fondi i Abu Dhabi-t, që është një nga financuesit e huaj të këtij segmenti.
Ndërtimi i aksit të ri rrugor Tiranë - Elbasan është prioriteti i qeverisë shqiptare, i cili do të financohet kryesisht nga donatorë të huaj dhe Fondi i Abu Dhabi-t është një nga financuesit e këtij segmenti, me një shumë prej 50 milionë dollarë.
Gjithashtu, ndërtimi i këtij segmenti synon të rrisë në mënyrë efikase zhvillimin ekonomik dhe shoqëror në rajonet e Shqipërisë qendrore, jugore dhe më gjerë në të gjithë zonën juglindore të vendit. Rruga synon të lehtësojë dhe përmirësojë, gjithashtu, lëvizjen e trafikut dhe veçanërisht trafikut të rëndë në segmentin rrugor Tiranë – Elbasan, që është pjesë e Boshtit të Jugut, duke përmbushur kështu kërkesat e trafikut në këtë aks rrugor dhe përputhjen me kërkesat Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›