Zgjedhja e presidentit, kryeministri: Do jete sipas kushtetutes
Ne mbledhjen e pare te qeverise per vitin 2012, kryeministri Berisha ka garantuar opoziten se mazhoranca eshte e gatshme t'i qendroje pike per pike marreveshjes se arritur per miratimin e ligjeve me 3/5-at, si dhe zgjedhjen e presidentit ne perputhje me Kushtetuten. Duke u ndalur te marreveshja e arritur me opoziten vitin qe shkoi, kreu i qeverise ka garantuar opoziten se mazhoranca do t'i qendroje pike per pike marreveshjes se arritur mes tyre. "Dua te garantoj opoziten se jemi te vendosur t'i qendrojme marreveshjes qe arritem pike per pike, sikunder theksoj se askush dhe per asgje, nuk do te mund te marre peng ecurine e ketij vendi. Politika e pengut zgjati, por deshtoi. Nje vend i lire nuk mund te merret peng kurre. Nje vend i lire me besim te liria, me besim te ligji dhe kushtetuta e tij demokratike nuk mund te merret peng nga askush", eshte shprehur kryeministri. Duke deklaruar se nga mazhoranca nuk do te preket asnje pike e marreveshjes, kryeministri Berisha tha se mazhoranca eshte e
vendosur t'i qendroje zbatimit me rigorozitet te ligjeve dhe te Kushtetutes se ketij vendi. Kreu i qeverise ka shprehur besimin e tij se opozita do te vijoje te miratoje ligjet me 3/5-at ne perputhje me marreveshjen e arritur. "Uroj dhe deshiroj qe ato ligje qe presin te votohen, me tre te pestat, sic eshte marreveshja, deshiroj dhe jam i vendosur te bej cdo gje per reforme elektorale te suksesshme", tha kryeministri. Me pas, shefi i qeverise eshte ndalur edhe te nje tjeter ceshtje, e cila pritet te nise nje diskutim te forte kete vit: zgjedhja e presidentit te ri, per shkak se presidentit aktual ne qershor i mbaron mandati. Duke vleresuar rendesine e zgjedhjes se presidentit, institucionit me te larte shteteror, kryeministri garantoi opoziten dhe opinionin publik se "presidenti do te zgjidhet kryekeput dhe teresisht ne perputhje me Kushtetuten e vendit". Por kryeministri ka nenvizuar faktin se "cdo perpjekje per t'i imponuar Shqiperise, per t'i kushtezuar asaj deshira suplementare ne raport me Kushtetuten, do te pesoje deshtimet qe kane pesuar te tjerat". Berisha siguroi se ai dhe mazhoranca do te bejne te gjitha perpjekjet per t'i dhene vendit nje president ne lartesine e detyrave, ne lartesine e Kushtetutes dhe te ligjeve te vendit, me integritet te plote.