E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë, vëllai vret vëllanë, arrestohen bashke me shokun

Vëllai vrau të vëllanë me thikë në Qafë Gjashtë, në hyrje të qytetit të Sarandës. Policia arreston vëllanë e vogël të viktimës dhe shokun e tij. Nuk dihen shkaqet e krimit të ndodhur në 01.30 minuta të mëngjesit të sotëm. 

SARANDE- Në qytetin e Sarandës ka ndodhur krim brenda në familje. Vëllai vrau të vëllanë me thikë në Qafë Gjashtë, në hyrje të qytetit. Ngjarja është shënuar rreth orës 01:30 minuta.

Të dhënat e para të hetimit bëjnë të ditur se autorët Ermir Myrto, 25 vjec së bashku me shokun e tij Jorgo Beruka, 19 vjec kanë vajtur në banesën e vëllait të Ermiri, Laze Myrto dhe e kanë thirrur të dalë jashtë.

Më pas kanë qëlluar me thikë 35 vjecarin i cili ka ndërruar jetë në spital. Policia e Sarandës ka arrestuar autorët e krimit, ndërsa po punohet për të mësuar shkaqet e vrasjes. Dy të rinjt janë marrë në pyejte gjatë natës nga policia por mësohet se deri në mëngjesin e sotëm nuk kanë pranuar të japin asnjë sqarim mbi krimin e rëndë.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›