Biberaj: NATO ndikon pozitivisht në integrimin e Shqipërisë në BE
Deputeti i Partisë Demokratike Aleksandër Biberaj ka përshëndetur anëtarësimin e Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO, të cilin e ka cilësuar fitoren më të madhe për shqiptarët, pas pavarësisë së Kosovës. Duke përmendur vlerësimin që vendet e NATO-s bënë për reformat e marra deri më tani, ai ka theksuar se vendimi i djeshëm përbën një inkurajim për vazhdimin dhe thellimin e këtyre reformave, me qëllim anëtarësimin dhe në Bashkimin Europian.
Ndër të tjera, deputeti i PD-së shpreh besimin se anëtarësimi në NATO ndikon pozitivisht edhe në integrimin e Shqipërisë në BE, ku suksesi i reformave të maxhorances, si dhe vazhdimi i bashkëpunimit me opozitën, do të jenë elemente te rëndësishëm në këtë drejtim. Sipas tij, anëtarësimi i Shqipërisë në NATO përbën një zhvillim pozitiv jo vetëm për politikën shqiptare, por edhe për çështjet e sigurisë kombëtare, përbën një vlerësim që politika ndërkombëtare i bën rolit të Shqipërisë në Ballkan. Deputeti Bideraj falënderon SHBA si dhe të gjithë vendet anëtare të NATO-s për mbështetjen që plotë që i dhanë Shqipërisë, ndërsa shpreh besimin në anëtarësimin dhe të Maqedonisë dhe Kosovës.