Sarandë, zgjerohet rruga hyrëse e qytetit
SARANDE - Ndryshimi i prezantimit që do të japë Saranda këtë verë do të nisë nga rruga hyrëse e saj. Në Metoq, atje ku ajo takon me rrugën që vjen nga Qafë-Bota, do të ridimensionohet me tri korsi, ndërkohë që zgjerimi ka kërkuar prerje pishash dhe ngushtim të kufijve të bizneseve private. Projekti për një prezantim ndryshe të qytetit të Sarandës ka nisur të zbatohet konkretisht në segmentin nga Metoqi deri mbi kafe "Tuneli". Nga një rrugë problematike dhe e ngushtë, ajo do transformohet me të gjitha cilësitë bashkëkohorë, ndërsa do të lehtësojnë qarkullimin e automjeteve. Edi Hajdini, shef i kabinetit të bashkisë, tha se, performimi ndryshe i rrugës do të kërkojë "sakrifikimin" e 100 rrënjëve pisha, ndërkohë që gjelbërimit të munguar do t'i shtohen rreth 400 pemë. sh.d