Vlorë, grabiti në vitin '97, arrestohet
VLORE - Policia e Vlorës arrestoi dje në fshatin Vuno të Himarës një të kërkuar, i cili ishte dënuar me 10 vjet burg për grabitje me armë në vitin 1997. Gogo Shenaj, 34 vjeç, sipas policisë e ka kryer veprën në bashkëpunim, në fshatin Gërnie. Ndonëse emri i tij figuronte në listën e personave të shpallur në kërkim, blutë nuk kishin arritur dot ta prangosnin, pasi Shenaj ndodhej në emigracion. Policia siguroi në rrugë operative informacion se ai kishte ardhur dhe strehohej në banesën e vjehrrit të tij. "Gogo Shenaj, në bashkëpunim edhe me persona të tjerë, ka grabitur një fugon pasagjerësh, i cili udhëtonte në rrugën e fshatit Gërnie. Nën kërcënimin e armës ka grabitur të gjithë pasagjerët që udhëtonin me fugon", bënë të ditur burimet e policisë. q.b